GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tentativa për të “zhdukur” 25 Prillin, pse po zvarritet mbledhja e komisionit hetimor

09:49 - 22/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentativa për të “zhdukur” 25 Prillin, pse po zvarritet mbledhja e komisionit hetimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të premte është njoftuar se do të mbahet mbledhja për komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Duket se mosdakordësia mes palëve ka bërë që ky proces të zvarritet.
Kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj zhvilloi mbledhjen dy ditë më parë, por mazhoranca nuk u paraqit. Duket haptazi se kjo është një tentativë nga ana e tyre për të zvarritur hetimin, duke munguar gjatë mbledhjeve.
“Jemi këtu si detyrim i Kuvendit për një afat 3-mujor të Komisionit. Sot është dita e 6- të, nesër bëhet e 7-a dhe është e qartë se duket që është një strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ata të cilët janë nën akuzë jo vetëm prej nesh, është kjo pjesë e maxhorancës”, shprehej Alibeaj gjatë mbledhjes.
Një ditë më pas, përfaqësuesit e Partisë Socialiste shkuan në sallën ku do të bëhej mbledhja, por ishte bosh. Duke pretenduar kështu se ka një mosrespektim nga ana e komisionit.
Në lidhje me situatën, reagoi ditën e djeshme dhe nënkryetari, ku justifikoi socialistët, duke thënë se ata u paraqitën të enjten, por opozita nuk qe aty. Ai i bëri ftesë Alibeajt për t’u takuar ditën e sotme ose të nesërme, me qëllim miratimin e kalendarit të punës së komisionit.
“Pika 7 e Rregullores ishte mbledhja e radhës. Në kundërshtim me procedurat, kryetari na e mohoi këtë të drejtë. Një nga anëtarët na etiketoi ‘gangsterë’. Propozuam që të mblidheshim sot, pasi ishte vonë dhe nuk mundet të takoheshim. Ne duhej të ishim nëpër zona. Ajo që morëm është se vijmë sot dhe nuk janë të pranishëm. Do të vijmë edhe nesër, pasi ne jemi të vendosur të hetojmë dhe mbrojmë integritetin e zgjedhjeve. Unë vijoj të bëj të njëjtën ftesë, i bëj thirrje zotit Alibeaj të mblidhemi një orë e më parë dhe të vijojmë të caktojmë kalendarin e punës. Nderin e zgjedhjeve ne mund ta mbrojmë vetëm duke hetuar së bashku në këtë komision”, pohoi Gogu.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me mbledhjen e sotme, por me këtë mosmarrëveshje mes palëve për datën e caktuar, çështja po zvarritet, deri sa të harrohet totalisht.

Etiketa: 25 PrillKomision HetimorPolitikeZgjedhjet

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Ekzekutimi mafioz i Alban Semakut, shtohet një tjetër dyshim në pistën e hetimeve

Ekzekutimi mafioz i Alban Semakut, shtohet një tjetër dyshim në pistën e hetimeve

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com