Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ka treguar së fundmi se pse zgjodhi Mauricio Sarrin si trajner për ekipin e tij.
Duke folur për ‘Sky’, ai ka theksuar se bëri një zgjedhje të tillë për të dalë nga zona e rehatisë dhe për t’i bërë djemtë të punojnë më shumë, në mënyrë që të kenë rritje jo vetëm në rezultate, por edhe në mentalitetin brenda ekipit.
“A është njeriu i duhur për të bërë një kapërcim cilësor në Kupat e Evropës? Shpresoj që po, e sollëm në Romë për këtë arsye. Natyrisht, ndikoi lamtumira e Simones, sepse nuk do ta kishim ndërruar trajnerin. Ishte e drejtë të bëja një zgjedhje ‘të pakëndshme’ për të dalë nga zona e rehatisë. Me ardhjen e tij shpresoj të bëjmë një hop cilësor jo vetëm në lojë, por edhe në mentalitet e rezultate.”-theksoi Tare.
Shqiptari është një nga drejtorët më të mirë sportiv në Itali kur është fjala për talentet e reja, të cilët i afron me shifra modeste dhe ua rrit vlerën në mënyrë të frikshme. Teksa me deklaratat e bëra në lidhje me teknikun ka treguar se ai është një strateg e madh dhe se zgjedhjet që bëjnë kanë mbrapa një analizë të thellë./K.T/Gijotina.com