GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Pse na pëlqen t’i shohim të tjerët të dështojnë?

12:37 - 23/10/21
në Të tjera
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse na pëlqen t’i shohim të tjerët të dështojnë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Dean Burnett

Schadenfreude, përvoja e kënaqësisë ndaj fatkeqësisë së të tjerëve, është një emocion shumë i zakonshëm. Mund të duket si shpirtligësi, dhe madje si hakmarrje. Por nëse jeni ndjerë ndonjëherë faj për kënaqësinë që keni përjetuar me veten, kur dikush tjetër ka dështuar nëdiçka, mos jini shumë të ashpër me veten.

Schadenfreude, është rezultat i disa proceseve të rrënjosura thellë, të cilat i ka përjetuar truri i njeriut prej miliona vjetësh gjatë zhvillimit të tij. Para së gjithash, qeniet njerëzore janë specietepër sociale. Madje, disa shkencëtarë na etiketojnë si “ultra–socialë”.

Ne jemi vazhdimisht të interesuar mbi njerëzit e tjerë, mbi marrëdhëniet tona me ta, dhe më e rëndësishmja në këtë kontekst edhe mbi statusin tonë shoqëror. Kjo e fundit është kryesore nëkëtë aspekt. Po ashtu ne njerëzit jemi instiktivisht të vetëdijshëm mbi hierarkinë e përgjithshme, renditjen dhe pozicionin tonë brenda saj.

Në nënvetëdijen tonë ne duam që të jemi të pëlqyer, të respektuar, të jemi në majë. Kjo është një pjesë e mirë e mënyrës sesi e kuptojmë vendin tonë në këtë botë, dhe shpjegon shumëçka nga sjellja dhe motivimi ynë. Ekzistojnë shumë mënyra për ta përmirësuar statusin shoqëror.

Ju mund të keni arritje të mëdha në fushën e sportit, të keni sukses në punën tuaj, të keni shtëpinë më të madhe dhe më të mirë në lagje, të keni pajisjen më të fundit të teknologjisë, rezultatin më të lartë në lojën e famshme“Fortnite” etj.

Sido që ta arrini atë, fakt është që ngritja e statusit tuaj shoqëror ju bën të ndiheni mirë, pasi kur e bëjmë këtë gjë, ajo nxit në trurin tonë shtigjet e shpërblimit, të cilat krijojnë ndjesinë e kënaqësisë. E vërtetë është edhe e kundërta:studimet kanë treguar se pasja e një statusi shumë të ulët shoqëror, është shumë stresuese dhe e keqe për mirëqenien tuaj psikologjike.

Por për shkak se gjithçka është subjektive dhe relative, një nga mënyrat për të përmirësuar statusin tuaj shoqëror, është rënia e statusit social të dikujt tjetër. Prandaj, kur shohim që dikush përfshihet në situata të sikletshme dhe për pasojë e humb statusin shoqëror, ne mund të përjetojmë një kënaqësie të madhe ndërsa ngrihet statusi ynë, pa asnjë kosto për ne.

Dhe kjo quhet schadenfreude. Gjithsesi, kjo dukuri nuk ndodh sa herë që dikush zhytet nëtelashe. Zakonisht, kjo duhet të jetë proporcionale, dhe shpesh viktima është dikush që “nënjë farë mënyre e meriton”.

Për njerëzit simpatikë dhe të pëlqyeshëm në komunitet, është rrallë e këndshme kurpërjetojnë fatkeqësi, edhe nëse ata janë me status social më të lartë. E gjitha kjo buron nga një tendencë tjetër e rrënjosur thellë e trurit të njeriut:Truri ynë ka evoluar për të supozuar se bota është një vend i drejtë, edhe nëse dëshmitë aktuale për këtë janë të kundërta.

Truri ynë i përgjigjet ndershmërisë dhe drejtësisë së perceptuar, ashtu siç bën ndaj ngritjes sëstatusit shoqëror. Pra, kur dikush të cilin në e konsiderojmë se ka një status më të lartë, dhe qëe ka arritur ndoshta statusin e tij nëpërmjet mjeteve që ne i konsiderojmë të padrejtë, pëson një dështim të rëndë në mënyra që e ulin pozitën e tij në krahasim me tonën, kjo gjë prodhon një koktej të ndjenjës së drejtësisë, me zero kosto për ne. Parë në këtë mënyrë, do të ishte më befasuese nëse truri ynë nuk do ta shijonte atë moment. / “Science Focus”

Etiketa: deshtimenjerezpervoja

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot
Breaking Views

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira
Breaking Views

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Para
Rregullat më qesharake që duhet të ndjekin familjet mbretërore

Rregullat më qesharake që duhet të ndjekin familjet mbretërore

TË FUNDIT

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë
Aktualitet

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

Rikthehen reshjet e dëborës në zonën e Dardhës n Korç. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore. Sipas...

Lexo më shumë
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com