GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nga 23 tetori kroatët do të udhëtojnë pa viza në SHBA

23:18 - 23/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga 23 tetori kroatët do të udhëtojnë pa viza në SHBA

Beautiful national state flags of USA and Croatia together at the sky background. 3D artwork concept.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb.

“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, tha Ambasada e SHBA-së në Kroaci në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë. Anëtarësimi i Kroacisë në të ashtuquajturin Program për Heqjen e Vizave (VËP) është një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e sigurisë midis dy shteteve, tha Ambasada amerikane në Zagreb.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që qytetarët kroatë tani e gëzojnë mundësinë e udhëtimit në SHBA pa viza. Ky ka qenë një proces i gjatë, por i rëndësishëm dhe ne mirëpresim përpjekjet e Qeverisë kroate për të përmbushur kriteret e ashpra të programit tonë”, tha Mark Fleming, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb.

Programi për Heqjen e vizave është një partneritet gjithëpërfshirës i sigurisë midis SHBA-së dhe shteteve pjesëmarrëse, që lejon udhëtimin në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi deri në 90 ditë, duke mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.

Që një shtet të bëhet pjesë e këtij programi, i njëjti duhet të përmbushë kritere në fushën e kundërterrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të migracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve, thuhet në deklaratë. Ambasada po ashtu tha se kërkesë për t’u bërë pjesë e këtij programi është që aplikimet e refuzuara për viza duhet të jetë nën 3 për qind. Këtë kriter Kroacia e ka përmbushur së fundmi.

Autorizimet për udhëtime që qytetarët marrin nga ESTA zakonisht vlejnë për dy vjet. Udhëtarët me vizat e lëshuara B1/B2 tashmë mund t’i përdorin ato për të udhëtuar në SHBA. Në përgjithësi, janë vetëm tri anëtare të Bashkimit Evropian – Rumania, Bullgaria dhe Qiproja – që SHBA-ja ende nuk ua ka hequr vizat.

Etiketa: kroatetpa vizaSHBA

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
Udhëtoi nga Tropoja në Tiranë, kush është 12-vjeçarja që dhuroi flokët për gratë me kancer gjiri?

Udhëtoi nga Tropoja në Tiranë, kush është 12-vjeçarja që dhuroi flokët për gratë me kancer gjiri?

TË FUNDIT

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV
Aktualitet

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama u prit paraditen e sotme  nga Papa Leone XIV në kuadër të vizitës që po zhvillon në...

Lexo më shumë
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

13:32 - 05/02/26
Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com