Shqiprim Taipi realizoi një gol të mrekullueshëm ndaj Vllaznisë duke kaluar në avantazh Kukësin. Pas ndeshjes autori i golit të parë për verilindorët theksoi se e ka më të lehtë të realizojë gola nga të tilla distanca se nga afër.
“Mund të them se më lehtë e kam të shënoj nga larg se nga afër se kam humbur disa raste të pastra. Mund të them se të gjithë e dimë se Skëndërbeu ka probleme, e dimë që Kukësi ka probleme në Europë dhe kam ardhur për titullin.
Mund të them se vllau është lojtar më i mirë sepse ai është më teknik ndërsa unë jam më luftarak. Është një ndjenjë shumë e mirë sepse më ka ndodhur për herë të parë që luaj me vllain”, u shpreh Shqiprim Taipi.