Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet skuadrës së Interit dhe Juventusit. Zikaltërit udhëheqin me shifrat minimale 1-0 ndaj bardhezinjve. Edin Xheko mban firmën e golit për Interit. Goditja e fuqishme e Calhanoglu u ndal në traversë teksa topi u kthye në assist për Xhekon që shënoi me portën e boshatisur. Inter administroi avantazhin teksa Juventusi pati shumë pak raste të pastra për gol.
Në këtë pjesë të parë nuk munguan polemikat teksa Interi kërkoi një penallti në fundin e pjesës së parë për prekje të topit me dorë nga mbrotjësit juventin. Pjesa e dytë pritet të jetë një “luftë” e vërtetë me Juventusin që do të kërkojë të përmbysë gjithçka teksa pritet të futen në lojë Dibala dhe Kieza.