GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Kuvendi e hodhi poshtë, PD depoziton padinë për “Becchettin” në Kushtetuese

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi e hodhi poshtë, PD depoziton padinë për “Becchettin” në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi Kuvendi rrëzoi ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “ Becchetti”, me 46 vota pro dhe 77 kundër, Partia Demokratike ka vendosur të mos qëndrojë duarkryq.

Nënkryetarja e PD, Grida Duma dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kanë depozituar paraditen e sotme në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e Kuvendit që rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Në një prononcim për mediat para Gjykatës, Duma tha se kryeministri Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove.

“Padyshim, Partia Demokratike nuk kënaqet dhe nuk mundet që të ndalojë thjeshtësisht tek një fitore publike, mediatike dhe e bërë pasi është bërë fare e qartë se Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është shkaktar, përgjegjës për 120 mln euro të cilat arsyeja për të cilat Komisioni Hetimor ekziston dhe duhet të ekzistojë. Dhe ne këtë do të bëjmë sepse 120 mln euro i Arbitrazhit Ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë që ta paguajnë shqiptarët, ku shkaktar është Rama dhe keqqeverisja, për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori, pra shkaktar janë ata, duke influencuar edhe tek gjykata shqiptare, të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga gjykatat ndërkombëtare. Kjo është çështja dhe 120 milionët ne do të luftojmë deri në fund që të mos ta paguajnë shqiptarët por ta paguajnë shkaktarët, “Rama and company”, tha Duma.

Nga ana tjetër, Bardhi tha se pasi u bë publik vendimi për këtë çështje, PD depozitoi në SPAK një kallëzim, për vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

“Bardhi: Asokohe kur vendimi u bë publik Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK për përgjegjësit e kësaj afere 120 milionë Euro. Këtu bëhet fjalë për një hetim Parlamentar, për të përcaktuar përgjegjësitë administrative secilit prej zyrtarëve publikë dhe për t’i përballur ato me pasojat financiare që sjell ky vendim. Sa i përket aksionit tonë, që në Prill kur janë publikuar faktet, kemi depozituar kallëzim penal në SPAK. Kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale qoftë hetimin penal, duke investuar SPAK-un, dhe sigurisht në shtator kur jemi rikthyer në Parlament kemim paraqitur kërkesën për Komision Hetimor”, u shpreh Bardhi.

PS refuzoi ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”, pasi sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkesa është në kundërshtim më ligjin, ndërsa hodhi dyshime se PD po përdoret nga palë të treta, në kurriz të interesave të Shqipërisë.

Çështja “Becchetti”, ka qenë një ndër tre Komisionit Hetimore që PD ka kërkuar të ngrihen për hetim, pas atij për zgjedhjet e 25 prillit dhe inceneratorëve.

Etiketa: Gazment BardhiGrida Duma

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Dalin çmimet e biletave për derbin Tirana-Partizani, ja sa kushtojnë

Formacionet e mundshme/Partizanit ia caktojnë titullarët dëmtimet, Tirana vjen me forca të plota

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com