GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria dërgon projektligjin për Buxhetin në Kuvend, kush do të ketë rritje pagash

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria dërgon projektligjin për Buxhetin në Kuvend, kush do të ketë rritje pagash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për “Buxhetin e Shtetit” të vitit të ardhshëm duke parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliardë lekë kundrejt 536miliardë lekë të ardhura. Në këtë mënyrë, qeveria planifikon të ketë një deficit buxhetor prej rreth 101 miliardë lekësh, të cilat do t’i mbulojë duke marrë borxh brenda dhe jashtë vendit.

Në lidhje me rritjen e pagave për vitin 2022, qeveria planifikon që të ketë një shtesë mesatare prej 6 për qind për mësuesit dhe personelin shëndetësor, ndërsa shpenzimet për administratën publike janë planifikuar të shkojnë 90.6 miliardë lekë.

“Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe ata arsimorë. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së”, parashikohet në buxhet.

Ndonëse më herët u tha nga ministrja e Financave se në buxhetin e vitit 2022 nuk parashikohej një rritje pensionesh, qeveria duket se ka ndërruar mendje, pasi planifikohet një rritje minimale duke marrë në konsideratë vetëm indeksimin e tyre në treguesit e inflacionit.

Qeveria ka parashikuar në buxhet një fond prej 2.6 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve, ndërsa ka akorduar gjithashtu një fond tjetër prej 3.5 miliardë lekësh me qëllim dhënien e një bonusi ndaj pensionistëve për festat e fund vitit.

Në lidhje me bonusin e bebeve janë parashikuar 2.2 miliardë lekë, kurse për të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliardë lekësh.

Etiketa: buxheti

Lajme të lidhura

Tabaku: Korrupsionin e Ramës e paguajnë shqiptarët, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë
Aktualitet

Tabaku: Korrupsionin e Ramës e paguajnë shqiptarët, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

10:28 - 03/10/26
Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama
Aktualitet

126 ditë revoltë/ “Hajdutët po i bien një nga një”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Në pranga edhe kryehajduti

07:53 - 03/10/26
“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve
Aktualitet

“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve

07:38 - 03/10/26
Para
FIFA vendos afat të ri, zbulohet kur mbyllet merkato e verës në Shqipëri

‘Zjarr’ në Superligë, ndeshjet e javës së shtatë

TË FUNDIT

Tabaku: Korrupsionin e Ramës e paguajnë shqiptarët, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë
Aktualitet

Tabaku: Korrupsionin e Ramës e paguajnë shqiptarët, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

10:28 - 03/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në videon e radhës të rubrikës “Këndi i Fundjavës”, deklaron se korrupsioni nuk është...

Lexo më shumë
Tentoi të shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Tentoi të shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

10:20 - 03/10/26
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq

Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

09:48 - 03/10/26
“50 mijë euro ose të hodha biznesin në erë!” Kërcënoi pronarin e karburantit, kapet autori

“50 mijë euro ose të hodha biznesin në erë!” Kërcënoi pronarin e karburantit, kapet autori

09:21 - 03/10/26
Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

09:15 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com