GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Në kafet e Tiranës na pyesin me kë je?” Zbardhet debati në mbledhjen e PD: Ka një krize të madhe

14:34 - 26/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
“Në kafet e Tiranës na pyesin me kë je?” Zbardhet debati në mbledhjen e PD: Ka një krize të madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështja “Berisha” nuk është shmangur dot as në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në fakt, kryetari i kësaj force, Lulzim Basha, në fjalën e tij hapëse porositi që deputetët të shkojnë në bazë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe më pas t’i adresojnë ato për t’u zgjidhur.

Madje kërkoi që për secilin deputet të ketë një raport ku të pasqyrohet angazhimi i çdo deputeti në zonën elektorale dhe në Komisionet Parlamentare. Panorama.al ka zbardhur përplasjen me dyer të mbyllura në selinë blu. Sipas burimeve deputeti Flamur Noka ka akuzuar kreun e PD-së, se po bunkerizon partinë. Në fjalën e tij, Noka është shprehur se demokratët në bazë janë të përçarë për shkak të vendimmarrjes së Bashës dhe se ky i fundit, sipas tij, prej muajsh ka humbur kontaktet me ta.

Në mbledhjen e djeshme ra në sy edhe reagimi i anëtarit të kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti, i cili kërkoi nga Basha që të mos nënvlerësojë krizën brenda PD-së. Edhe Alizoti konfirmoi situatën jooptimiste në bazë, madje ai e cilësoi PD-në si një anije të madhe në të cilën ka rënë zjarri dhe kapiteni i anijes duhet të angazhohet që ta zgjidhë çështjen pa përfshirë grupin. Por kreu i PD-së ka përsëritur se për shqiptarët halli nuk është Berisha dhe vetë ai (Basha), por rritja e çmimeve dhe ekonomia e tyre. Ndërkohë nuk munguan as debatet mes deputetëve dhe ankesat për procesverbalin që mbahet për çdo mbledhje.

Debati i plotë:

Lulzim Basha: Kërkoj nga ju që të jeni sa më shumë pranë qytetarëve në zonën tuaj. Parlamenti ka rëndësinë e vet të veçantë, por më kryesorja është që të jemi pranë atyre që na kanë zgjedhur. Ju duhet të shkoni të takoheni me banorët e zonave tuaja, të merrni prej tyre shqetësimet që ata kanë. T’u shpjegoni atyre për nismat e PD-së, sa të prekshme janë ato për vetë qytetarët. T’u sqaroni edhe propozimet tona. Çfarë synon drafti ynë për Vettingun e politikanëve.

Albana Vokshi: Nuk e di se si i ndani folësit në Parlament, sepse kam kërkuar që të flas. Rendi i ditës është që të flitet për shqetësimet e qytetarëve në zonat përkatëse. Në fakt, unë kam kërkuar që të flas sot për shkak të një problematike që ka në zonën time, në Laprakë ku po ndërtohet Unaza e Madhe dhe ku projektohet të shemben 700 shtëpi. Unë dua të flas për këtë, sepse është problem i drejtpërdrejtë. Nëse unë nuk e ngre shqetësimin e tyre, si do t’u shkoj sërish. 

Alfred Rrushaj: Ne do të kërkojmë sërish që të shfuqizohet rregulli i njëanshëm i PS-së për të kufizuar kohën e foljes së deputetëve.

Lulzim Basha: Me kryetarin e grupit do të keni edhe një rol më të madh tani, sepse duhet t’i referoni në lidhje me punën tuaj jo vetëm për Komisionet Parlamentare, por edhe për punën tuaj me bazën. Dua që ta kem një raport me kontributin dhe rolin e secilit prej jush në bazë dhe në Komisionet Parlamentare.

Flamur Noka: Je bërë si struci. Ti po e bunkerizon partinë. Ti thua të shkojnë deputetët në terren, por s’ka terren, sepse ti i ke përçarë duke i urdhëruar që të mos shkojnë në foltore. Baza e PD-së po vuan një përçarje si kurrë më parë. Ju kam dëgjuar që thoni “bunkerizim”, por baza kërkon zhbunkerizimin e partisë së bunkerizuar. Ju nuk keni zbritur në bazë për të diskutuar përçarjen e shkaktuar nga vendimi kundër Sali Berishës. Zoti kryetar, duhet gjetur një rrugë që partia të çlirohet nga ky makth. Nuk është zgjidhje ngurtësimi brenda bunkerit. Nuk është zgjidhje përjashtimi. Ju përsërisni fjalët për kuvend antiamerikan. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Kuvendi duhet për të rikthyer ligjshmërinë në vendimet e partisë, pas vendimit për Sali Berishën, timin apo edhe të zotit Baçi pa vendim kryesie.

Tomor Alizoti: Ky është një konflikt mes ju të dyve. Në çdo kafe të Tiranës të pyesin “je me këtë apo me atë?”. Unë shikoj që në këtë anije ka rënë një flakë shumë e madhe. Nëse kjo parti, pas kaq vitesh, do të jetë më e vogël, PD nuk do të jetë e aftë të mundë PS-në. Propozoj që ne si Grup Parlamentar, si kryesi dhe institucione të diskutojmë për këtë çështje. Nuk mund ta anashkalojmë. Ky është një konflikt që nuk mund të anashkalohet. Kjo ka një zgjidhje institucionale. Kriza është në PD, nuk e shmangim dot. Ju që jeni 2 grupime jeni pjese e krizës. Zgjidheni ju.

Beteja ka nisur mes ju të dyve, unë s’kam lidhje fare, zgjidheni ju. Në këto raste janë institucionet qe zgjidhin problemin. Në PD ka një krize të madhe. Heshta, heshta, por po flas tani se unë PD-në e shoh në një rrezik të madh. Aseti i PD-së është baza. Kam pasur dilemën time dhe lufta e brendshme është më e rrezikshmja dhe nuk kam dashur. Por kriza duhet marrë seriozisht. Shkaktarët duhet t’i japin zgjidhje krizës. Nuk jam palë e asnjërit. Aseti i demokratëve të jetë i unifikuar. Nëse nuk bashkohet, nuk ka shans të vijë në pushtet. Se po nuk erdhën në pushtet, kthehet në fondacion. Të diskutojmë për krizën se nuk flasim dot me komisionet pa folur për krizën.

Lulzim Basha: Qytetarët janë me halle. S’duan të dinë për Bashën e Berishën. Askujt nuk i kam thënë apo urdhëruar të jetë apo të mos jetë në aktivitetet e Berishës. Përkundrazi, kam pafund SMS që nga ana tjetër janë presionuar. Kryetar degësh dhe deputetë janë kërkuar që të jenë në foltore. Të thotë njëri këtu që unë i kam kërkuar të mos shkojë në takimet e Berishës. Një të më thotë!/ Panorama.al

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Ndeshet nesër me Barcelonën, Ivan Balliu kujton kohën kur e stërviste Messi

Ndeshet nesër me Barcelonën, Ivan Balliu kujton kohën kur e stërviste Messi

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com