GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debati në mbledhjen e PD, Basha: Kam pafund SMS, Berisha u bën presion strukturave

18:37 - 26/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Debati në mbledhjen e PD, Basha: Kam pafund SMS, Berisha u bën presion strukturave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështja “Berisha” nuk është kthyer në kryefjalën e mbledhjeve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij hapëse porositi që deputetët të shkojnë në bazë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe më pas t’i adresojnë ato për t’u zgjidhur.

Ai gjithashtu kërkoi që për secilin deputet të ketë një raport ku të pasqyrohet angazhimi i çdo deputeti në zonën elektorale dhe në komisionet parlamentare. Mediat kanë zbardhur përplasjen me dyer të mbyllura në selinë blu.

“Kërkoj nga ju që të jeni sa më shumë pranë qytetarëve në zonën tuaj. Parlamenti ka rëndësinë e vet të veçantë, por më kryesorja është që të jemi pranë atyre që na kanë zgjedhur. Ju duhet të shkoni të takoheni me banorët e zonave tuaja, të merrni prej tyre shqetësimet që ata kanë. T’u shpjegoni atyre për nismat e PD-së, sa të prekshme janë ato për vetë qytetarët. T’u sqaroni edhe propozimet tona. Çfarë synon drafti ynë për vetingun e politikanëve” – është shprehur Lulzim Basha.

Deputeti Flamur Noka, i cili e ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, se po bunkerizon partinë. Në fjalën e tij, Noka është shprehur se demokratët në bazë janë të përçarë për shkak të vendimmarrjes së Bashës dhe se ky i fundit, sipas tij, prej muajsh ka humbur kontaktet me ta.

“Je bërë si struci. Ti po e bunkerizon partinë. Ti thua të shkojnë deputetët në terren, por s’ka terren, sepse ti i ke përçarë duke i urdhëruar që të mos shkojnë në foltore. Baza e PD-së po vuan një përçarje si kurrë më parë. Ju kam dëgjuar që thoni “bunkerizim”, por baza kërkon zhbunkerizimin e partisë së bunkerizuar. Ju nuk keni zbritur në bazë për të diskutuar përçarjen e shkaktuar nga vendimi kundër Sali Berishës. Zoti kryetar, duhet gjetur një rrugë që partia të çlirohet nga ky makth. Nuk është zgjidhje ngurtësimi brenda bunkerit. Nuk është zgjidhje përjashtimi. Ju përsërisni fjalët për kuvend antiamerikan. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Kuvendi duhet për të rikthyer ligjshmërinë në vendimet e partisë, pas vendimit për Sali Berishën, timin apo edhe të zotit Baçi pa vendim kryesie” – është shprehur Flamur Noka.

Në mbledhjen e djeshme ra në sy edhe reagimi i anëtarit të kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti, i cili kërkoi nga Basha që të mos nënvlerësojë krizën brenda PD-së. Edhe Alizoti konfirmoi situatën jooptimiste në bazë, madje ai e cilësoi PD-në si një anije të madhe në të cilën ka rënë zjarri dhe kapiteni i anijes duhet të angazhohet që ta zgjidhë çështjen pa përfshirë grupin.

“Ky është një konflikt mes ju të dyve. Në çdo kafe të Tiranës të pyesin “je me këtë apo me atë?”. Unë shikoj që në këtë anije ka rënë një flakë shumë e madhe. Nëse kjo parti, pas kaq vitesh, do të jetë më e vogël, PD nuk do të jetë e aftë të mundë PS-në. Propozoj që ne si Grup Parlamentar, si kryesi dhe institucione të diskutojmë për këtë çështje. Nuk mund ta anashkalojmë. Ky është një konflikt që nuk mund të anashkalohet. Kjo ka një zgjidhje institucionale. Kriza është në PD, nuk e shmangim dot. Ju që jeni 2 grupime jeni pjese e krizës. Zgjidheni ju. Beteja ka nisur mes ju të dyve, unë s’kam lidhje fare, zgjidheni ju. Në këto raste janë institucionet qe zgjidhin problemin. Në PD ka një krize të madhe. Heshta, heshta, por po flas tani se unë PD-në e shoh në një rrezik të madh. Aseti i PD-së është baza. Kam pasur dilemën time dhe lufta e brendshme është më e rrezikshmja dhe nuk kam dashur. Por kriza duhet marrë seriozisht. Shkaktarët duhet t’i japin zgjidhje krizës. Nuk jam palë e asnjërit. Aseti i demokratëve të jetë i unifikuar. Nëse nuk bashkohet, nuk ka shans të vijë në pushtet. Se po nuk erdhën në pushtet, kthehet në fondacion. Të diskutojmë për krizën se nuk flasim dot me komisionet pa folur për krizën.” – është shprehur Tomor Alizoti.

Por kryetari i PD-së ka përsëritur se për shqiptarët halli nuk është Berisha dhe vetë ai (Basha), por rritja e çmimeve dhe ekonomia e tyre. Ai gjithashtu tha se nuk ka ndalur asnjë që të marrë pjesë në Foltoren e Berishës, përkundrazi ka marrë plotë SMS ku shumë deputet dhe kryetar degësh janë presionuar që të marrin pjesë në takimet e Berishës.

“Qytetarët janë me halle. S’duan të dinë për Bashën e Berishën. Askujt nuk i kam thënë apo urdhëruar të jetë apo të mos jetë në aktivitetet e Berishës. Përkundrazi, kam pafund SMS që nga ana tjetër janë presionuar. Kryetar degësh dhe deputetë janë kërkuar që të jenë në foltore. Të thotë njëri këtu që unë i kam kërkuar të mos shkojë në takimet e Berishës. Një të më thotë!” – është shprehur Lulzim Basha.

Etiketa: DebatiMbledhjaPDpresionSMSstrukturat

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Dyshohet se kërcënoi me thikë kryetarin e Prishtinës, arrestohet Afrim Tovërlani

Dyshohet se kërcënoi me thikë kryetarin e Prishtinës, arrestohet Afrim Tovërlani

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com