GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

KLSH debaton me Ibrahimajn për buxhetin faktik të vitit pandemik: PPP-të thelluan krizën financiare

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH debaton me Ibrahimajn për buxhetin faktik të vitit pandemik: PPP-të thelluan krizën financiare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi ditën e sotme  projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”, i cili është shoqëruar me një sërë debatesh dhe kritikash nga të pranishmit. Gjatë prezantimit të projektbuxheti  kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka treguar një sërë shkeljesh të gjetura nga auditimet e bëra. Shehu tha se, gjatë auditimeve janë konstatuar probleme me zbatimin e ligjeve në menaxhimin e fondeve publike dhe rishikimet buxhetore.

“Janë konstatuar 2327 rishikime buxhetore, ndër të cilat 442 janë bërë në kundërshtim me ligjin pas datës 15 tetor,” tha Shehu. Ai kritikoi gjithashtu se shumë prokurime publike janë hapur pa parashikuar fonde në buxhet. Sipas Shehut, në 2020 duhet të ishin reduktuar projektet me PPP, duke thënë se qeveria nuk po menaxhon dot riskun e tyre dhe se kanë mungesë të theksuar transparence.  Shehu tha se problemet financiare në buxhet u thelluan për shkak të PPP-vë

Nga ana tjetër, Ministrja Ibrahimaj tha se pandemia e COVID-19 e vuri qeverinë në një situatë të paparashikuar, duke e detyruar të bëjë disa herë ndryshime në buxhet me anë të akteve normative.

“Rritja ekonomike për vitin 2020 pati një kontraktim vjetor prej 4% kundrejt vitit 2019. Tkurrja ekonomike arriti pikun në tremujorin e dytë prej rreth -11%, ndërsa u rikuperua disi në tremujorin e tretë dhe u rikthye sërish në terren pozitiv në tremujorin e katërt,” tha Ibrahimaj.

Ajo shtoi se deficiti fiskal arriti në 6.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa borxhi publik në 75.7 për qind.

Raporti i KLSH-së u kritikua nga deputeti socialist, Erion Braçe, i cili  e konsideroi auditimin e publikuar ‘një kakofoni shifrash”. Ai i kërkoi KLSH-së që të sillte një shifër të dëmit ekonomik të shkaktuar nga institucionet përmes shkeljeve ligjore të konstatuara nga auditimet.

Etiketa: buxhetDEBATEKLSHPPP

Lajme të lidhura

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Para
I moshuari mbahet peng në Vlorë, dyshime se është Seit Hysa, i zhdukur 11 vjet më parë

I moshuari mbahet peng në Vlorë, dyshime se është Seit Hysa, i zhdukur 11 vjet më parë

TË FUNDIT

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë
Aktualitet

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit...

Lexo më shumë
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26
Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com