GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Incidenti në Komisionin Hetimor/ Kuvendi ndërpret sinjalin, Alibeaj: Garda nxirreni zonjën jashtë!

13:12 - 27/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Incidenti në Komisionin Hetimor/ Kuvendi ndërpret sinjalin, Alibeaj: Garda nxirreni zonjën jashtë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë munguar incidentet mes PS dhe opozitës as në mbledhjen e sotme të Komisionit  Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë zhvillimit të takimit, Kuvendi i ka ndërprerë sinjalin e transmetimit Komisionit Hetimor pas largimit të PS nga mbledhja. Drejtoresha e shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, Lefterie Luzi u fut në mbledhje duke i kërkuar Alibeaj ta ndërpriste pasi nuk plotësonte kuorumin pas largimit të PS. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, deputeti i PD, Enton Alibeaj tha se çdo ndërprerje e sinjalit është e paligjshme duke kërcënuar se do të kallëzojë penalisht Luzin dhe ata që ‘kanë dhënë urdhrin e paligjshëm’.

“Mbledhja ka filluar, e deklaron kryetari, keni detyrë ta transmetoni deri në fund kur ta deklarojë kryetari. Nëse merrni urdhra të paligjshëm për të ndërprerë sinjalin televiziv, do bëj deri kallëzim penal. Mos u bëni pengesë as ju administrata për pengimin e mbledhjes. Kush je ti që vjen këtu? Do të ketë kallëzim për të gjithë, nga i pari deri në fund. Zonjë po shkel ligjin, do të të çoj në kallëzim penal. Garda, zonja nuk është deputet, nxirreni nga salla”, tha Alibeaj.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës e kanë vijuar mbledhjen vetëm derisa maxhoranca është rikthyer sërish pas disa minutave. 

Zv.kryetari socialist Toni Gogu në fillim të mbledhjen i kërkoi Alibeajt të “mbledhë veten dhe të vërë rregull” në punimet e Komisionit.

“Mblidhni veten dhe vini rregull në këtë Komision. Ky Komision në drejtimin tuaj ka detyrim zbatimin e detyrimit brenda kohës që na ka caktuar Komisioni. Mblidhni veten sepse s’mund të na pengoni të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së sekretarit të këtij Komisioni sepse kështu do i japim zgjidhje. S’mund të na ndaloni të hartojmë dhe votojmë rregulloren e brendshme. Nevojitet me urgjencë të mblidhni veten dhe të filloni të drejtoni me maturi. Nëse doni që hetimi të bëhet realitet dhe jo show politik nevojitet drejtim i madh nga ju kryetar. Detyra e çmuar e kryetarit ju dikton që të drejtoni mbledhjen në mënyrë të paanshme. Synimi juaj i vetëm të jetë shterim i rendit të ditës, kështu do largoji çdo paanshmëri. Duhet ti japim drejtim situatës në të cilën ndodhemi duke respektuar njëri tjetrin por mbi të gjitha ligjin, nuk kemi dhe s’ka rrugë tjetër”, tha Gogu.

E menjëhershme ishte dhe përgjigja e Alibeajt kur tha se pranon ftesën e Gogut për tone të qeta dhe sugjeroi vazhdimin me rendin e ditës.

“Pranoj plotësisht ftesën e zv kryetarit Toni Gogut për tone të qeta, vetë frenim e për të vendosur në plan të parë interesin e këtij Komisioni. Që të ecim një orë e më parë me këtë hetim”, tha ai.

Mes debateve të shumta, ka pasur dhe nga ata deputetë që janë përpjekur të qetësojnë tonet, si ai i PS-së, Nasip Naço, kur në një moment siguroi opozitën që do japë votën pro nëse do duhet vetëm e vetëm që të vijojë puna për hetim.

“Nëse do u duhet një votë meqë keni minorancën do jap unë në çdo rast që do kërkoni, por ju e keni bllokuar këtu sepse doni që në çdo rast ta kanalizoni. Sa për frikën e hetimit në zgjedhje personalisht nuk kam frikë, ca ka ndodhur në qarkun e Beratit, se i ka qartësuar më së miri drejtuesi politik i juaji, Tomorr Alizoti”,  tha Naço.

Në lidhje me deklaratën e Naços ka reaguar edhe Alibeaj, i cili teksa e falenderoi për sigurinë që i dha, theksoi se bujaria e tij politike nuk i mjafton për të marrë garancinë për provat.

“Mos bëjmë batare të kryqëzuara. Unë të falënderoj për fjalën dhe për faktin që ofruat garancinë që vota juaj në rast se do ngecnim ne, do ishte këndej në mënyrë që hetimi të vazhdonte. Veçse unë kam një problem shumë të madh në këtë mes, garancinë për të drejtën për të marrë prova nuk mund ta bazoj te bujaria juaj e as e Alizotit. Më duhet ta bazoj te ligji, frymën konstruktive, e vlerësoj”, tha Alibeaj.

Debate mes deputetëve dhe anëtarëve kishte dhe lidhur me rregulloren e Komisionit dhe zgjedhjen e Sekretarit.

Etiketa: komisoniPD

Lajme të lidhura

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26
Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB
Breaking Views

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26
Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh
Breaking Views

Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

19:12 - 27/04/26
Para
Ze Maria shton zërat për shkarkimin e Dajës: Takova Gaz Demin, do doja ta drejtoja Partizanin

Ze Maria shton zërat për shkarkimin e Dajës: Takova Gaz Demin, do doja ta drejtoja Partizanin

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com