GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Eurobondi, Shqipëria kërkon 700 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurobondi, Shqipëria kërkon 700 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria në fillim të muajit të ardhshëm do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë 700 milionë euro borxh. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se dalja në treg do të bëhet në konsultim me këshilltarët për ta marrë normën më të përshtatshme të interesit.

“Projektvendimi i parë ka të bëjë me vlerën e eurobondit, që pritet që të dilet në treg në fillim të nëntorit do të ketë një vlerë 700 milionë euro. Procesi është duke u ndjekur nga Ministria e Financave dhe këshilltarët.

Dalja në treg nuk është vendosur si datë me qëllim që të dalim në ditët më të përshtatshme për të marrë normën më të përshtatshme të interesit” , shprehet Ibrahimaj.

Ndërkohë nga ana tjetër qeveria ka vendosur në dispozicion një grant prej 10 miliard lekësh në sajë të krizës energjetike për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël.

Në fjalën e saj Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se shqetësues është fakti që në treg  ka mungesë të sasive energjike ndaj ky fond është i domosdoshëm për të përballuar këtë situatë .

“Dy grupe të energjisë dhe infrastrukturës. Një nga fushat më sensitive e prekur nga kriza globale është ajo e energjisë. Na duhet të punojmë çdo ditë. Sot është marrë vendimi për garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 mld lekë të cilat do të krijojnë kushte për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël. Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht sot janë një problem i madh. Na shqetëson mungesa e sasive energjetike në treg. Ajo që po bëjmë përmes akteve ligjore është krijimi i një mundësie për të siguruar këto sasi”, tha ministrja.

Balluku tha se dy projektvendime që kanë kaluar sot janë shpronësimet për dy linja që konsiderohen investime kritike, edhe pse investimet janë të ndaluara për OSHEE dhe OST.

Etiketa: ekonomienergjieurobond

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Bojkoti në Komision, Gjylameti: Alibeaj po shkel ligjin, rrezikohet veprimtaria hetimore

Bojkoti në Komision, Gjylameti: Alibeaj po shkel ligjin, rrezikohet veprimtaria hetimore

TË FUNDIT

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të shpallin në samitin e tetorit një partneritet të ri dhe më të gjerë, që...

Lexo më shumë
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com