GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

U akuzua se ka goditur vjehrrën, Gigi Hadid ndahet nga Zayn Malik

09:53 - 29/10/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua se ka goditur vjehrrën, Gigi Hadid ndahet nga Zayn Malik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gigi Hadid dhe Zayn Malik i kanë dhënë fund raportit të tyre, ndërkohë që Zayn akuzohet se ka goditur të ëmën e modeles, Yolanda Hadid.

Burime të shumta konfirmuan për mediat se supermodelja dhe këngëtari 28-vjeçar janë ndarë. “Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë ata janë të dy prindër të mirë. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigi-t. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj,” tha një mik i familjes Hadid për People.

“Gigi është e përqendruar vetëm në atë çfarë është më e mira për Khai-n. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe,” tha përfaqësuesi i saj në një deklaratë për mediat.

Më herët, TMZ raportoi se Yolanda po konsideronte që të ngrinte një padi kundër Zayn duke pretenduar se ai e ka goditur. Fill pas kësaj, Zayn publikoi një deklaratë në Tëitter ku shkruan:

“Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë të krijoj një hapësirë të sigurt dhe private ku vajza ime të rritet. Një vend ku çështjet private familjare nuk hidhen në skenën botërore për të gjithë. Në përpjekje për të mbrojtur atë hapësirë për të, unë rashë dakord të mos i kundërshtoja pretendimet që lindën nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, që hyri në shtëpinë tonë teksa partnerja im ishte larg disa javë më parë. Kjo ishte dhe ende duhet të jetë një çështje private, por duket se tani për tani ka përçarje dhe pavarësisht përpjekjeve të mia për t’u rikthyer në një mjedis të qetë familjar që të më lejojë të bashkë-prindëroj vajzën time në mënyrën që ajo e meriton, kjo është shpërndarë në shtyp.”

Zayn shtoi se shpreson që të gjithë të përfshirët në “fjalët e ashpra” të qetësohen dhe theksoi se “mbetet vigjilent për të mbrojtur Khai-n dhe për t’i dhënë asaj privatësinë që meriton”.

Malik gjithashtu deklaroi për TMZ se ai “me vendosmëri” mohon “pretendimet e rreme” të Yolanda-s.

Romanca e Zayn dhe Gigi-t nisi të përflitej në nëntor të vitit 2015. Gjatë kësaj kohe, ata janë ndarë disa herë. Vajza e tyre Khai erdhi në jetë në shtator të vitit 2020.

Etiketa: Gigi HadidZayn Malik

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Tërmeti shkatërron disa banesa në Dibër, banorët në panik

Tërmeti shkatërron disa banesa në Dibër, banorët në panik

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com