Një nga themeluesit e PD në Mat Nazmi Vata, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook tregon se ndarja nga jeta e Vatës është një humbje e madhe për partinë.
Teksa i shpreh ngushëllimet familjes së tij, Berisha thitë se PD nuk do të harrojë kurrë kontributin e dhënë nga Vata ndër vite.
“Lamtumir miku i mirë Nazmi Vata! Të dashur miq, Dr Nazmi Vata njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike te Matit dhe veprimtaret e vendosur te saj, qeveritaret vendor më të dashur e respektuar për qytetarët mjeku i përkushtuar në fushën e stomatologjisë, prindi shembullor, miku i çmuar mbylli sytë përgjithmonë” shkruan Berisha.
Vata i diplomuar për stomatologji ushtori profesionin e tij për shumë kohë në Krastë të Martaneshit. Pas rënies së komunizmit Nazmi Vata u zgjodh për disa mandate si kryetar i Komunës së Macukullit. Përpos ngjyrimeve politikë të karrierës së tij Vata gëzonte respektin e të gjithë matjanëve.