GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Auditimi i buxhetit për 2020, KLSH: 191 tenderë të parregullt

19:24 - 29/10/21
në Ekonomi & Sociale, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Auditimi i buxhetit për 2020, KLSH: 191 tenderë të parregullt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar parregullsi në zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2020. Ky institucion njofton se dëmi ekonomik i shkaktuar në buxhetin e shtetit dhe në buxhetin e shoqërive publike është në vlerën e 126 mijë e 528 lekë si dhe me një efekt financiar negativ në përdorimin e fondeve publike në shumën prej 3 milionë e 727 mijë e 501 lekë.
Në total janë audituar 101 subjekte për buxhetin e vitit 2020 konstatohet se në 39 subjekte janë realizuar 1625 procedura prokurimi në vlerën e fondit limit prej 50 milionë e 403 mijë e 281 lekë pa TVSH. Sipas procedurave janë audituar 356 procedura prokurimi me vlerë 25 milionë e 300 mijë e 490 lekë pa TVSH, të cilat përbëjnë 22% të numrit të procedurave të zhvilluara gjithsej.

Shkeljet janë konstatuar në 191 procedura të cilat arrijnë një vlerë prej 12 milionë e 65 mijë e 559 lekë. Pas auditimit raportohet për 314 shkelje gjithsej të natyrave të ndryshme, nga të cilat 172 shkelje  janë konstatuar në fazën e përgatitjes së dokumenteve të tenderit, 88 shkelje në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit dhe 54 shkelje në fazën e zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve, arkivimit të dosjeve.

Për sa u përket 39 subjekteve të audituara, janë zhvilluar 1108 procedura prokurimi “Procedurë e hapur”, me vlerë limit kontrate të parashikuar prej 42 milionë e 643 mijë e 983 lekë. Nga tenderët e zhvilluar me këtë procedurë, janë audituar 235 procedura me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 19 milionë e 544 mijë e 565 lekë ose 46% e vlerës.

130 procedura u konstatuan me shkelje, të cilat kanë vlerën 8 milionë e 144 mijë 431 lekë ose 55% e fondeve të audituar dhe rezultuan gjithsej 215 shkelje të ndryshme gjatë procedurave të prokurimit dhe kontraktimit, nga të cilat 11 shkelje janë konstatuar në fazën e përgatitjes së dokumenteve të tenderit, 66 shkelje në fazën e zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve, arkivimit të dosjeve dhe 38 në fazën e zbatimit të kontratës.

Gjithashtu janë zhvilluar 15 procedura prokurimi “Me negocim me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 3 milionë e 885 mijë e 621 lekë.
Nga tenderët e zhvilluar me këtë procedurë, janë audituar 2 procedura me vlerë limit kontrate të parashikuar prej 3 milionë e 177 mijë e 532 lekë, të cilat rezultuan me 3 shkelje gjithsej, nga të cilat 2 shkelje janë konstatuar në fazën e përgatitjes së dokumenteve të tenderit, 1 shkelje në fazën e zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

54 procedura prokurimi “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 1,462,865 mijë lekë. Nga tenderët e zhvilluar me këtë procedurë, janë audituar 17 procedura me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 1 milionë e 49 mijë e 952 lekë.
Janë zhvilluar 7 procedura prokurimi “Shërbim Konsulence”, me një vlerë limit kontratë të parashikuar prej 97,926 mijë lekë.

Nga tenderët e zhvilluar me këtë procedurë, janë audituar 2 procedura me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 70,869 mijë lekë ose 72% e vlerës, të cilat rezultuan me 5 shkelje gjithsej.

268 procedura prokurimi “Kërkesë për propozim”, me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 791,040 mijë lekë. Nga tenderët e zhvilluar me këtë procedurë, janë audituar 47 procedura me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 235 mijë e 749 lekë.
146 procedura prokurimi “Marrëveshjet kuadër”, me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 46,578 mijë lekë.

Nga auditimi u konstatuan me shkelje 15 procedura në vlerën 3 mijë e 851 lekë, 37% e fondeve të audituara dhe rezultuan gjithsej 16 shkelje të ndryshme gjatë procedurave të prokurimit në fazën e përgatitjes së dokumenteve të tenderit, 15 shkelje në fazën e zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve, arkivimit të dosjeve dhe 1 në fazën e zbatimit të kontratës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Cilat janë dy vendimet e KLGJ-së që rrezikojnë t’u ofrojnë gjyqtarëve mburojë përballë ILD-së?

Cilat janë dy vendimet e KLGJ-së që rrezikojnë t’u ofrojnë gjyqtarëve mburojë përballë ILD-së?

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com