GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit, Kushtetuesja vendos me 2 nëntor për vlefshmërinë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 30 qershorit, Kushtetuesja vendos me 2 nëntor për vlefshmërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese do të vendosë me 2 nëntor për vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të vitit 2019.

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një kërkesë e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshme të atyre zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre. Zgjedhjet u mbajtën në datën e shpallur fillimisht me dekret nga presidenti Ilir Meta, i cili tre javë para zhvillimit të tyre, më 10 Qershor, vendosi anulimin duke firmosur një tjetër dekret për organizimin e zgjedhjeve në muajin tetor.

Meta e argumentoi vendimin e tij me situatën tejet të tensionuar politike, duke qenë se opozita kishte nisur një seri protestash dhe kishte vendosur bojkotimin e zgjedhjeve vendore. Por dekreti i dytë i zotit Meta nuk u mor në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kushtetuesja para se të vendoste mbi këtë çështje kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias. Komisioni nga ana e tij vlerësoi se Kushtetuesja nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve

“E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikoje cënimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në levë të partive për të bllokuar zgjedhjet;  e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cënohet as me justifikimin e pluralizmit”.

Edhe pse në konkluzionin e mëparshëm për veprimtarinë e Presidentit shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk konsiderohet shkelje e rëndë kushtetuese, Venecia këtë radhë shton se dhe Kreu i Shtetit nuk mund të anulonte votimet e 30 qershorit.

 “Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazes ligjore;  në këto raste gjykata Kushtetuese mund të konsideroje shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese; vendimi i Kolegjit Zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të Presidentit për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në Gjykatën nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet”.

Partia Socialiste është shprehur e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje në çdo moment që ato do të thirren. Deklarata erdhi sot nga numri 2 i selisë rozë Damian Gjiknuri pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Për Gjiknurin, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të ngrihet pa asnjë pengesë dhe shpreson në konsensusin e opozitës për çështje të përbashkëta.

Partia Demokratike dhe LSI vendosi bojkotimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit pas djegies së mandateve parlamentare. Pas kësaj në votime u përfshi Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike, çka solli që të gjitha bashkitë të ishin nën drejtimin e selisë rozë.

Pas zgjedhjeve, vetëm bashkia Shkodër drejtohet nga Voltana Ademi për shkak se pas akuzave mbi Valdrin Pjetrin, votimet nuk u zhvilluan.

Etiketa: 30 qershoriKushtetuesjavlefshmeriaZgjedhjet

Lajme të lidhura

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja
Breaking Views

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja

17:58 - 17/10/26
Ervin Salianji: Rama të dorëhiqet ose do të shporret nga qytetarët
Breaking Views

Ervin Salianji: Rama të dorëhiqet ose do të shporret nga qytetarët

17:49 - 17/10/26
Bulevardi Dëshmorët e Kombit në ‘shesh beteje’, policia plagos të riun
Breaking Views

Bulevardi Dëshmorët e Kombit në ‘shesh beteje’, policia plagos të riun

17:28 - 17/10/26
Para
Plas sherri me thika në Pogradec, plagoset i riu, në kërkim autori

Plas sherri me thika në Pogradec, plagoset i riu, në kërkim autori

TË FUNDIT

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja
Breaking Views

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja

17:58 - 17/10/26

Një situatë e tensionuar në protestën para Kryeministrisë. Një person shihet pa ndjenja në tokë. Bulevardi dëshmorët e Kombit është...

Lexo më shumë
Ervin Salianji: Rama të dorëhiqet ose do të shporret nga qytetarët

Ervin Salianji: Rama të dorëhiqet ose do të shporret nga qytetarët

17:49 - 17/10/26
Bulevardi Dëshmorët e Kombit në ‘shesh beteje’, policia plagos të riun

Bulevardi Dëshmorët e Kombit në ‘shesh beteje’, policia plagos të riun

17:28 - 17/10/26
Goditet autoblinda e policisë, thyhet xhami i përparmë i makinës së ujit me presion

Goditet autoblinda e policisë, thyhet xhami i përparmë i makinës së ujit me presion

17:17 - 17/10/26
Skënder Hita: Janë arrestuar 167 persona, 388 të tjerë nën hetim pas protestave në Tiranë

Skënder Hita: Janë arrestuar 167 persona, 388 të tjerë nën hetim pas protestave në Tiranë

17:12 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com