GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Për çfarë flitet në G20 përveç ekonomisë?

10:49 - 30/10/21
në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Për çfarë flitet në G20 përveç ekonomisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi i 20 vendeve më të industrializuara, G20, ka ndryshuar formën prej themelimit të tij në vitet 1990, duke kaluar nga diskutimi i krizave financiare, në adresim të problemeve urgjente, siç është qasja në vaksina dhe ndryshimet klimatike. Çështja nëse struktura aktuale e G20-ës është e gatshme për t’u përballur me nevojat e kohës sonë, do të testohet kur liderët e ekonomive më të mëdha në botë të mbajnë samitin e parë me prezencë në Romë, prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Kush është pjesë e grupit?

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara – ndonëse më parë kanë qenë tetë, para se Rusia të suspendohej për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë – njihet më së miri në kategorinë e grupeve “G”.

G20, përfshin edhe vendet e G7-ës: Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara. Në mesin e anëtarëve tjerë përfshihen edhe dhjetëra shtete tjera si Argjentina, Australia, Brazili, Kina, India, Indonezia, Koreja Jugore, Meksika, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Turqia.

Bashkimi Evropian është anëtar i 20-të, dhe meqë BE-ja përbëhet nga 27 kombe – përfshirë tri në G7 – i bie që G20 në fakt përfaqëson interesat e më shumë shteteve.

Sa i madh është?

Sa i përket popullsisë dhe peshës ekonomike, G20 është mbresëlënës.

Numri i kombeve përbën 60 për qind të popullsisë së planetit dhe 80 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

Mes tyre ka edhe shumë ndërveprim, pasi vendet e G20-ës përbëjnë rreth 75 për qind të tregtisë së jashtme.

Si e ka ruajtur vazhdimësinë?

Grupi i këtyre 20 vendeve njihet si forum ndërkombëtar për bashkëpunim ekonomik dhe financiar. Në periudhën e krizës ekonomike aziatike më 1997 dhe pasojave të saj, ministrat e financave të G7-ës kanë krijuar një grup më të madh më 1999, në mënyrë që edhe vendet tjera të kenë një qëndrim.

Pas krizës financiare globale të vitit 2008, si pasojë e hipotekave në Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni ka kërkuar që takimet e G20-ës të mbahen në nivel të kryetarëve apo kryeministrave të shteteve.

Liderët, në samitin e mbajtur më 2009 në Pitsburg, kanë vendosur që “të kalojnë një kapitull të ri dhe të miratojnë një seri politikash, rregulloresh dhe reformash për t’iu përshtatur nevojave të ekonomisë globale të shekullit XXI”.

A është G20 ende relevante?

Disa besojnë se një përditësim në anëtarësime do të ishte i mirëseardhur, sidomos sa u përket urgjencave që lidhen me ndryshimet klimatike.

Pas krizës globale të 2008-ës, G20 ka qenë “forumi i vetëm për koordinim të politikave ndërkombëtare që është konsideruar si i dobishëm në gjithë atë kaos”, ka thënë profesori Rosario Forlenza nga Universiteti LUISS në Romë.

Mirëpo ai dhe të tjerët theksojnë se Afrika e Jugut është ende i vetmi vend afrikan në G20.

Kur është fjala për çështje klimatike, “Afrika është tejet e rëndësishme”, ka thënë Forlenza.

Mungesa e Nigerisë, e cila ka ekonominë më të madhe në Afrikë, ashtu si edhe popullsinë më të madhe, vërehet si mungesë në këtë organizim.

Rruga për në Romë

Secilin vit, presidenca e G20-ës bartet me rotacion dhe bashkë me të edhe vendet që organizojnë samitin vjetor. Italia e ka marrë rolin udhëheqës më 2020.

Nëse kthehemi mbrapa nga viti në vit, në nëntor të vitit 2020 samiti është mbajtur në Arabinë Saudite (ndonëse virtualisht për shkak të pandemisë), më pas në Japoni, Argjentinë, Gjermani, Kinë, Turqi, Australi, Rusi, Meksikë, Francë, Kore Jugore, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Britani.

Çfarë është në zemër të diskutimit?

Samiti i G20-ës u ofron mundësi shteteve nikoqire që të shtyjnë përpara çështjet që i konsiderojnë me rëndësi.

Kryeministri italian, Mario Draghi dëshiron të forcojë gratë në aspektin ekonomik.

Si ekonomist, që më parë ka shërbyer si president i Bankës Qendrore Evropiane, Draghi, e ka theksuar shpesh se largimi i grave nga fuqia punëtore – kryesisht për shkak të kujdesit për fëmijët, apo nevojave tjera shtëpiake – ndikon keq në rritjen e ekonomisë.

Jashtë kutisë

Forcat italiane të sigurisë do të kenë nën kontroll një perimetër të gjerë në zonën ku do të mbahen samiti. Kësaj here samiti do të mbahet në një lagje të Romës të njohur për arkitekturën e periudhës së fashizmit.

Protestuesit janë duke planifikuar që të mblidhen në zemër të kryeqytetit italian për të tërhequr vëmendjen për çështjet e tyre, pavarësisht se do të jenë vetëm disa kilometra larg liderëve të G20-ës.

Në mesin e tyre veçse janë mbledhur aktivistë nga Tibeti, të cilët kërkojnë bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen më 2022 në Pekin./REL

Etiketa: G20

Lajme të lidhura

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Thani çarçafët më shpejt në dimër duke përdorur këtë metodë
Aktualitet

Thani çarçafët më shpejt në dimër duke përdorur këtë metodë

18:45 - 03/12/25
Para
Kategoria e Parë, Bylis përballet me Lushnjën për blindimin e vendit të parë

Kategoria e Parë, Bylis përballet me Lushnjën për blindimin e vendit të parë

TË FUNDIT

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO, ku zhvillohet...

Lexo më shumë
Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com