GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kritikat e Ramës për ujësjellësin, Bushati: Reagoi për krizën pas 8 viteve në pushtet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kritikat e Ramës për ujësjellësin, Bushati: Reagoi për krizën pas 8 viteve në pushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kritikat e kryeministrit Edi Rama për gjendjen e ujësjellësve në vend pas dy mandateve në pushtet, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.  

Deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati shkruan në Facebook se Rama po reagon për gjendjen e rëndë në këtë sektor pas 8 vitesh, teksa shton se askush nuk mban përgjegjësi për situatën e krijuar.

“Pas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësve është e rëndë. Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim. Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes. Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij.  I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi?”, shkruan deputeti demokrat.

Bushati akuzon kryeministrin se i ka promovuar vetë ish-drejtuesit e fundit të ujësjellësve, e madje se i ka dhënë edhe poste më të larta.

“Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij.  I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi? Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësve ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë.  E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekëput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota”, shprehet Bushati.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri krerët e bashkive, ku i tërhoqi vërejtje mbi situatën e arkëtimeve nga ana e ujësjellësve në vend, nisur nga ngjarja e Krujës, ku rreth 500 qytetarët u helmuan për shkak të baktereve që u gjetën në ujë.

Etiketa: PDPS

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
Para
Zbulohet skandali, Ronaldo ‘bullizon’ lojtarin e United

Zbulohet skandali, Ronaldo ‘bullizon’ lojtarin e United

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com