GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Bermuda në Kuvend

10:33 - 31/10/21
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Bermuda në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Edmond Tupe

E pabesueshme, por e vërtetë! Të enjten e shkuar, një tërmet i llahtarshëm tronditi rruzullin tokësor, si pasojë e të cilit arkipelagu apo trekëndëshi  i Bermudës u zhvendos nga oqeani Atlantik për të ardhur në Kuvendin e Shqipërisë në çastin kur baballarët e kombit tonë gjendeshin në seancë plenare për t’u ndërkafshuar shqiptarisht.

Sigurisht – si mund të ndodhte ndryshe ! – tri këndet e tij ishin pagëzuar me emra shqiptarë : Rama, Berisha, Meta! Tash e tutje, ky transformim i arkipelagut në fjalë do të frymëzojë me shumë gjasë kompozitorët, shkrimtarët e kineastët tanë, të cilët, ashtu siç ka ndodhur historikisht me trekëndëshin zanafillor të Bermudës ku zhdukeshin mistershëm anije e balona, do të krijojnë legjendën e lavdishme të trekëndëshit shqiptar të Bermudës ku zhduken ëndrrat e shpresat e shqiptarëve.

Në këtë kuadër, ata do të bënin mirë të lexonin romanin e francezit Zhyl Vern të botuar në vitin 1894, ku bëhet fjalë për një grup piratësh që e kishin bazën e tyre në zemër të Bermudës ; këta piratë arritën ta rrëmbenin shpikësin e një arme të frikshme që nisën ta përdornin për t’u marrë haraç anijeve, të cilat kalonin atypari.

Gjithsesi, ky roman i botuar para më se një shekulli mund të konsiderohet si një parashikim ogurzi për shqiptarët e sotëm, të cilët, sidomos këtë dekadën e fundit, po u paguajnë një haraç përherë e më të rëndë qeveritarëve të tyre të pajisur me armën e frikshme të quajtur korrupsion (Ah, me që ra fjala tek korrupsioni, a e dinë qeveritarët në fjalë se aktualisht ekonomia e arkipelagut të Bermudës, të paktën sipas zotit Internet, mbështetet në pjesën më të madhe tek financat pikërisht për shkak të statusit të saj si parajsë fiskale?)

Nga ana tjetër, fjala “bermuda” ka marrë që nga viti 1958, fillimisht në SHBA, edhe kuptimin “rroba banje mashkullore të gjata deri mbi gju”. Pikërisht për këtë arsye do t’u lutesha lexueseve dhe lexuesve të kësaj rubrike të përjavshme që, sa herë ndjekin në televizor apo në smartfon seancën plenare në Kuvendin tonë, t’i përfytyrojnë zotërinjtë deputetë vetëm me bermuda, sepse kështu, ku i dihet, e vërteta mund të dalë thuajse lakuriqe nga gojët e tyre; gjithashtu, për të respektuar barazinë gjinore, duhet që lexueset dhe lexuesit e mi t’i përfytyrojnë edhe zonjat deputete me rroba banje, por topless (sigurisht me tingullin “s” në fund, aspak me ndonjë tingull tjetër të ngjashëm)!

Tani më duhet veçanërisht t’i paralajmëroj lexueset e lexuesit e mi tejet të moralshëm se fjala “bermuda” në gojën apo nën penën e paturpshme të atyre që luajnë rrezikshëm me fjalët, si, për shembull, zotërinjtë Françesk Armadhi, Namik Arvogli, Rakip Içka dhe Petraq Irsi, pra, fjala “bermuda”, mund të shtrembërohet duke u shqiptuar apo duke u shkruar “brekmuta”, çka do të thotë se një gabim i tillë – sigurisht pa dashje – në gojën e deputeteve apo të deputetëve tanë të nderuar, do të përhapte në sallën e Kuvendit tonë po aq të nderuar një erë kutërbuese, për shkak të së cilës shumëkujt do t’i binte të fikët, çka do ta trondiste zonjën Kryetare të Kuvendit deri në atë pikë sa ajo do të shtrëngohej të thërriste ambulancat e të gjitha spitaleve publike e private  për të evakuuar të lënduarat e të lënduarit.

Së fundi, por jo më së paku, të enjten e shkuar në seancën plenare të Kuvendit, një syri  të vëmendshëm nuk do t’i kishte shpëtuar kurrsesi një lëvizje e dorë së majtë të kryeministrit tonë përjetësisht të përhershëm, e cila dorë, teksa i  zoti i saj fliste, u ngrit dy a tri herë dhe kruajti kokën, gjest ky që shpreh ngurrim, mëdyshje dhe pavendosmëri, të paktën sipas psikologut francez Joseph Messinger në librin e tij “Ces gestes qui vous trahissent” (Këto gjeste që ju tradhtojnë), çka më shtyn detyrimisht të shtroj pyetjen: Po sikur kryeministri ynë të kishte qenë i veshur thjesht me bermudë e kravatë, çfarë do të kishte kruar apo ngurruar për të kruar përveç kokës? Oh, sa do t’u isha mirënjohës veçanërisht lexueseve dhe sidomos lexuesve të mi sikur t’i përgjigjeshin qoftë edhe pa zë kësaj pyetjeje krejt të padjallëzuar para se të kruanin me ëndje cilëndo pjesë të trupit të tyre!

Etiketa: Bermudakryesore2kuvend

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Ishte pro vaksinimit, mjeku sulmohet nga pronari i lokalit: Më kërcënuan

Ishte pro vaksinimit, mjeku sulmohet nga pronari i lokalit: Më kërcënuan

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com