Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Itali është takuar me shumë shqiptarë në rrugët e Romës.
Ai është përshëndetur me ta, ka shkrepur disa foto dhe thotë se vogëlushëve shqiptarë u ka kërkuar që të mos harrojnë gjuhën shqipe.
Kreu i Shtetit shqiptar thotë se është krenar për ata shqiptarë, të cilët janë mirëintegruar në shoqërinë italiane.
“Kënaqësi të përshëndetesha sot në Romë, me shumë shqiptarë.
Me vogëlushë të mrekullueshëm, që ju kërkova të mos e harronin kurrë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë. Por edhe me një grup qytetarësh nga Kavaja e Besës dhe Demokracisë.
Krenarë për shqiptarët tanë të mirëintegruar në shoqërinë italiane!”, shkruan Presidenti Meta.
Ndërkohë më herët, ai ka marrë pjesë në meshën e organizuar në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.