GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hajdute pronash”, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hajdute pronash”, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK për shpalljen e vendimit për rivlerësimin e gjyqtares së Gjykatës Administrative  të Tiranës, Arbena Ahmeti ishin të pranishëm dy qytetarë të cilët e denoncuan për vendime të padrejta. “Hajdute pronash,  e korruptuar”, shënohej në pankartat që ata mbanin në duar.

Komisioni shpalli të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Tiranës, Arbena Ahmeti. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten më 28 tetor, u evidentuan të njëjtat gjetje për pasurinë ashtu si dhe në procesin e Vettingut të bashkëshortit të saj, ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Arens Çela, i konfirmuar në detyrë më shumicë votash, por me formë të prerë pasi nuk u ankimua prej Komisionerit Publik.

Nga analiza financiare e përgjithshme për gjyqtaren Ahmeti ka rezultuar balancë negative totale në shumën 1.8 milionë lekë, për të cilën i është kaluar subjektit barra e provës. Ajo deklaroi në seancë se kriteri i pasurisë tashmë ishte gjë e gjykuar nga KPK, për shkak të procesit të rivlerësimit të bashkëshortit të saj.

Ahmeti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizimin e konstatuan tejkalim të afateve në disa gjykime si dhe u evidentuan 19 denoncime, ku subjektit i janë kërkuar shpjegime vetëm për një prej tyre.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Arbena Ahmeti kryesohej nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Arbena Ahmeti i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pasi punoi një vit në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Lushnjë ku punoi gjatë periudhës 2007-2013. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Tiranës./ BIRN

Etiketa: KPKKryesore1Prona

Lajme të lidhura

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
Para
Akuzë për korrupsion, GJKKO kthen dosjen për ish-gjyqtarin Fatos Lulo

Akuzë për korrupsion, GJKKO kthen dosjen për ish-gjyqtarin Fatos Lulo

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com