GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

PS, pro Komisionit për Reformën Zgjedhore, por vë një kusht

14:11 - 01/11/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS, pro Komisionit për Reformën Zgjedhore, por vë një kusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas shumë replikash në distancë, Partia Socialiste ka pranuar kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Lajmin e konfirmoi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që tha se ky komision duhet të ngrihet sa më parë dhe është në pritje që të dorëzimit të propozimeve nga PD, ndërsa shtoi se ka pasur kërkesa dhe nga LSI që të jetë pjesë e Komisionit. 

“Diskutimi do të fokusohet në prioritetet e këtij buxheti, në dobi të qytetarëve. Në mbledhjen e grupit të PS kemi diskutuar dhe për kërkesën e ardhur nga grupi i PD për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. Të dy bashkëkryetarët do të formojnë dhe formulojnë projektvendimin. Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore. Ato janë drejtuar me bashkëkryetar, ose me ndërhyrjen e palëve. Ndaj le të vijojë puna, duke respektuar edhe të gjithë përfaqësimin parlamentar që kemi në kuvendit të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati, sapo PD të propozojë bashkëkryetarin e tyre, ne të kalojmë në Kuvend ngritjen e komisionit të posaçëm.
Propozimet kanë mbështetje prej më shumë se 28 deputetëve. Kuvendi e cakton qartë se si mbështeten nismat. Sapo të jetë plotësuar ky afat kryetrari i Kuvendit të thërrasë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit”,
u shpreh ai.

Balla tha se Damian Gjiknuri është propozuar si bashkëkryetar nga ana e PS-së për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për propozimin për ngritjen e një grupi të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ne do të propozojmë si bashkëkryetar zotin Gjiknuri. Edhe nga LSI është shprehur dëshira për të qenë pjesë e këtij komisioni, të kalojmë sa më parë këtë komision në Kuvend”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Balla u ndal edhe tek zgjatje e mandatit të Vettingut, ku u shpreh se kërkesa e ndërkombëtarëve duhet të përmbushet.

Etiketa: KomisioniKryesore1PDPSReforme

Lajme të lidhura

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

12:52 - 08/04/26
Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!
Aktualitet

Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

12:06 - 08/04/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Gjykata e Posaçme cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e parë e gjykimit për Metën dhe Kryemadhin

10:15 - 08/04/26
Para
Infektohet me Covid zëdhënësja e Presidentit Biden

Infektohet me Covid zëdhënësja e Presidentit Biden

TË FUNDIT

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

12:52 - 08/04/26

Çmimi i karburanteve në vend ka shënuar sërish rritje, duke arritur në 235 lekë për litër dhe duke rënduar ndjeshëm...

Lexo më shumë
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

12:06 - 08/04/26
Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

11:55 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com