GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Ambasadorja suedeze në Elbasan : “Duhet të punojmë ditë e natë për të ulur kriminalitetin”

18:43 - 01/11/21
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadorja suedeze në Elbasan : “Duhet të punojmë ditë e natë për të ulur kriminalitetin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Suedia është zgjedhja e shumë të rinjve shqiptarë që ikin nga Shqipëria, për shkak të mundësive që ky vend mund të ofroj më shumë sesa vendi i tyre.

Ambasadorja suedeze në Shqipëri,  Elsa Håstad, nga Elbasani u shpreh se të rinjtë shqiptarë që ndodhen në Suedi për një jetë më të mirë, do të donte që të ktheheshin sërish në atdhe për të investuar duke shfrytëzuar eksperiencën e marrë nga vendet e tjera.

“Unë shpresoj që disa nga ato të kthehen në Shqipëri sepse është vend shumë i bukur. Unë mendij se të rinjtë është e rëndësishme që të udhëtojnë të bëjnë kontakte me vendet e tjera dhe të shikojnë mundësitë e tyre. Kur unë kam takuar shumë të rinj që kanë qenë jashtë dhe kanë ardhur këtu e kanë hapur bizneset e tyre që të mos gatujnë vetëm pica e spageti por të bëjnë diçka për vendin e tyre.”, shprehet ajo.

“Policimi në komunitet” është një projekti që prej disa vitesh ka mbështetjen e ambasadës ruse në Shqipëri, me synim parandalimin e ngjarjeve kriminale.Por, pavarësisht këtij projekti dhe parave që derdhen në emër të kësaj nisme, rezultatet për uljen e kriminalitetit duket se nuk e favorizojnë nismën.

 Për të garantuar një vend të sigurtë zyrtarja suedeze thotë se duhet të punojmë çdo ditë, natë dhe javë që ta arrijmë këtë.Ambasadorja suedeze gjithashtu u shpreh se ky projekt po shtrihet dhe në shkolla.

“Unë mendoj se duhet të punojmë çdo natë ditë dhe javë. Mbështetja jonë për policimin në komunitet është gjithashtu për të parandaluar krimin.  Projekti ynë është shtrirë deri te shkollat për të biseduar për përdorimin e alkoolit… por është shtrirë në një fushë të gjerë dhe vazhdon.”’

Ndonëse kriminaliteti në vend është në shifra shqetësuese, Elsa Håstad, shprehet optimiste duke thënë se qytetarët telefonojnë policinë kur hasin dhunë në familjen e tyre.

 “Unë dëgjova diçka nga projekti i policimit sot që më bëri shumë të lumtur. Kur ka dhunë në familje ata telefonojnë policinë dhe policia reagon dhe ta ndihen të sigurtë kur i telefonojnë policisë.”

Për ambasadoren suedeze Shqipëria është një vend i sigurtn përtej pakënaqësisë me nivelin e kriminalitetit në vend.

Unë nuk mendoj se dikush mund të thotë se jemi të kënaqur me nivelin e kriminalitetit në vend. Çdo shoqëri ka probleme të tilla. Shqipëria është vend i sigurtë. Siguria individuale do të thotë se kur unë eci mbrëmjeve eci vetëm dhe kjo është gjë shumë e rëndësishme.”, shprehet ajo.

Shqipëria ende nuk është pjesë e familjes Europiane, kjo për vetë faktin se vendet anëtare ende nuk kanë siguri se vendi ynë plotëson kushtet. Përtej vendeve skeptike, Hastad thotë se Suedia  mbështet fuqimishëm integrimin e Shqipërisë në BE dhe për këtë kërkoi respektimin e ligjit dhe forcimin e sistemit gjyqësor.

“Është e rëndësishme për mbështetjen e demokracisë, të mbështeim shoqërinë civile, vendosjen e ligjit duke forcuar sistemin gjyqësore, duke mbështetur gazetarët që të mbajnë politikanë të besueshëm duke përdorur rolin e tyre në demokraci. Suedia është një nga mbështetësit e Shqipërisë që të përgatitet për tu bërë anëtare e BE”, shtoi ambasadorja.

Etiketa: Ambasadorja suedezekriminaliteti ne Shqiperi

Lajme të lidhura

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

09:47 - 04/12/25
Para
Arbenita Ismajli me veshje tradicionale, më e magjishme se kurrë

Arbenita Ismajli me veshje tradicionale, më e magjishme se kurrë

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com