GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Topalli: “Foltorja” e Berishës është parlamenti i popullit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Topalli: “Foltorja” e Berishës është parlamenti i popullit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka theksuar sonte se ajo mbështet hapur Berishën dhe e cilëson “Foltoren” e tij , si një ndër më të rëndësishmet e 20 viteve të fundit. Ajo tha gjatë një interviste televizive se, kjo nismë i ka bërë nder jo vetëm PD-së, por gjithë skenës politike në Shqipëri.

 “Po ndodh një lëvizje që ka zgjuar bazën e Partisë Demokratike, ka ndërgjegjësuar nevojën e një reformimi të PD. Mund të konsiderohet si një ndër lëvizjet më të rëndësishme të 20 viteve të fundit. Nisur nga fakti që PD po ecte në një biznar pothuajse të vdekur, kjo shihet si një shpresë për një rindërtim të së djathtës, e shpresë për të ardhmen. I bën nder edhe gjithë skenës politike shqiptare”, tha ajo.

 Topalli  tha ndër  të tjera se “ Foltorja” mund të quhet parlament i popullit për shkak se u krijua në një moment delikat për PD-në. Sipas saj, për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike, janë fajtorë të gjithë ata që kanë heshtur gjatë gjithë këtyre viteve. “Kryetari i saj humb për herë të pestë dhe sikur s’ka ndodhur asgjë vazhdon të shtrëngojë karrigen për të cilën qëndron për të mbajtur peng të djathtën. Në këtë aspekt, është e vonuar, por lëvizje e domosdoshme. Foltorja në njëfarë mënyrë është parlamenti i popullit”, u shpreh ajo.

Topalli ka qenë gjithmonë në mbështetje të Berishës  dhe gjithmonë ka shfaqur hapur kritikat e saj për Bashën, madje shpesh herë e akuzon atë se bashkëpunon kundër PD me Ramën.

Etiketa: BASHAberishaJozefina Topallimbeshtetje

Lajme të lidhura

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!
Breaking Views

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

16:46 - 03/08/26
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
Aktualitet

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26
“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 
Aktualitet

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26
Para
Surprizë! Greta Koçi jep lajmin e bukur, së shpejti me një këngë të re

Surprizë! Greta Koçi jep lajmin e bukur, së shpejti me një këngë të re

TË FUNDIT

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

Dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Kostar të Finiqit. Flakët, siç shihet edhe nga pamjet rrezikojnë banesat....

Lexo më shumë
Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

16:46 - 03/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

16:22 - 03/08/26
Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

16:07 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com