GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “VIP” e të shumëkërkuarit Laert Haxhia, GJKKO nis gjykimin

10:45 - 02/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “VIP” e të shumëkërkuarit Laert Haxhia, GJKKO nis gjykimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesëtari i një prej bandave kriminale më të rrezikshme në vend, Laert Haxhia vazhdon të jetë në arrati. Ndërsa sot Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin në mungesë të tij, i akuzuar për vrasje dhe grup kriminal, akuza që lidhen me dy tentativa për vrasje të nipit të Aldo Bares dhe vrasjen e dyfishtë në Lushnjë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Gjykimi për Haxhian, i konsideruar një nga të shumëkërkuarit e drejtësisë, u pezullua me 1 vit për shkak të arratisë. Këtë të martë Gjykata e Posaçme do të mbaj seancën e parë për të, pavarësisht se ende Policia nuk ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Vrasja e dyfishtë
Ngjarja e rëndë nga vrasja e dyfishtë e dy të rinjve Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi në tetor të 2017, ka tronditur jo vetëm qytetin e Lushnjës, por edhe opinionin publik. Grupi hetimor ka dalë në përfundimin se vrasja e dyfishtë e të rinjve në Lushnje, ka qenë e mirëmenduar nga dy atentatorët, Laert Haxhiu dhe shoku i tij Orges Bilbili. Sipas grupit të hetimit, Laert Haxhiu fillimisht ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku po qëndronin viktimat Latifi e Hoxha dhe i plagosuri Xhepaxhiu. Pasi i qëllon me breshëri automatiku dy të rinjtë, trupat e të cilëve u gjendën shumë pranë një automjeti tip “Fiat Punto” në pronësi të Xhulio Shkurtit, Haxhiu futet brenda lokalit. Ky ka qenë momenti ku shumë dëshmitarë okularë, kanë dalluar autorin e dyshuar të kësaj masakre, si Laert Haxhiu. Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. 25-vjeçari, duke menduar se brenda lokalit gjenden pjesëtarët e tjerë të grupit, nxiton drejt tij. I dyshuari Laert Haxhiu sëbashku me mikun e tij Orges Bilbili kanë hyrë brenda lokalit, mesa duket me qëllimin për të vrarë Xhulio Shkurtin e Saimir Xhelilin. Në ato momentin Zamir Latifi, i cili kishte mbetur i plagosur ka qëlluar me pistoletë në drejtim të atentatorëve, por pa rezultat. Me të dalë nga lokali, si kundërpërgjigje, mbi trupin e Zamir Latifit dy autorët derdhën 35 plumba pohojnë hetuesit. Dëshmitarët saktësojnë se ngjarja mund të kishte marrë të tjera përmasa nëse nuk do të kishin mbaruar plumbat e automatikut të 25-vjeçarit Laert Haxhiu. Kamerat e sigurisë nuk kanë mundur të fiksojnë të gjithë ngjarjen, ndërsa krimi makabër ndodhi shumë pranë Komisariatit të Policisë Lushnje. Grupi hetimor i masakrës së Lushnjes bën me dije se tre kanë qenë autorët e kësaj ngjarje të rëndë. A.L/ gijotina.com

Etiketa: GJKKOKryesore1Laert Haxhia

Lajme të lidhura

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së
Aktualitet

Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

18:22 - 19/03/26
Para
Zgjedhjet e 30 qershorit, nis seanca në Kushtetuese

Zgjedhjet e 30 qershorit, nis seanca në Kushtetuese

TË FUNDIT

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26

Doja ta vazhdoja këtë newsletter pikërisht aty ku e lashë herën e kaluar. Në fakt, shtysa erdhi nga një koment...

Lexo më shumë
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

18:22 - 19/03/26
“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

18:14 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com