GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Zgjedhjet, PS shpenzoi 17 mln për Kukësin, PD la 6 qarqe pa financim

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, PS shpenzoi 17 mln për Kukësin, PD la 6 qarqe pa financim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Financimi elektoral i partive politike në vend mbetet biznesi më informal në Shqipëri, ku partitë deklarojnë burimet e financimit shumë kohë pas zgjedhjeve, dhe asnjë organ nuk kryen hetime të thelluara.

Instituti i Studimeve Politike thekson se deklarimi i financave dhe shpenzimet e tyre është një parim kushtetues, të cilin asnjë nga partitë politike në Shqipëri nuk e zbaton. Zgjedhjet e fundit parlamentare patën kosto të lartë për shkak të investimit në mediat online, lotimit me firma të huaja, akuzave dhe raportimeve për trafik e shitblerje të votës,

Ky Institut, referuar shifrave të KQZ, ka publikuar një tabelë me të dhënat financiare nga fushata e 25 prillit e dy partive politike më të mëdha në vend, PS dhe PD.

Siç shihet nga tabela, qarqet me shpenzime më të mëdha për PS, janë Kukësi dhe Shkodra, përkatësisht me 17 milionë dhe 10 milionë për mandat deputeti, ndjekur nga Gjirokastra me 9 milionë. Qarqet më me pak shpenzime për një mandat deputeti janë Durrësi dhe Fieri. Të dhënat bazohen në numrin e deputetëve në qarqe që ka fituar PS dhe për pasojë, në qarqet me numër të madh deputetësh rezultojnë shifra më të vogla financimi dhe e kundërta.

Megjithatë, duke pranuar se shifrat e deklaruara janë shumë larg të vërtetës së financimit dhe pjesa e padeklaruar është shumëfish më e lartë, është absurde sesi në një vend i varfër si Shqipëria kostot elektorale për një mandat deputeti janë kaq të larta. Për shembull, PS e dinte përpara zgjedhjeve se në Kukës fitonte një mandat, por sërish shpenzoi 17 milionë lekë. 

Tabela majtas paraqet deklarimet financiare elektorale të PD, ku shikohet se në 6 qarqe deklarohen se nuk ka pasur asnjë të ardhur nga kandidatët dhe për pasojë, asnjë shpenzim për t’u deklaruar.

Nuk mendojmë se ka ndonjë individ që mund të besojë se kandidatët e PD kanë harxhuar “0” lekë në Dibër, Durrës, Berat, Kukës, Lezhë apo Vlorë, përkundrazi, në disa prej këtyre zonave ka pasur fushatë milionerësh në garë shumë kohë përpara se të niste fushata zyrtare. Të njëjta të dhëna jo reale gjenden edhe tek PSD, LSI dhe partitë e tjera konkurruese, përfshirë partitë e reja apo kandidatët e pavarur, madje PSD del se është një prej partive më të varfra në vend!   
ISP i konsideron si alarmante të dhënat për gjendjen e partive politike, informalitetin e lartë dhe kurajën që ka politika për të abuzuar me Kushtetutën, ligjet dhe standardet e integritetit.

Etiketa: ispKryesore1studimi

Lajme të lidhura

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
Aktualitet

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Para
Dhanë tender me dokumente false, arrestohen 6 punonjës të Bashkisë Durrës

SPAK heton transfertat bankare të Call Center-ave

TË FUNDIT

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës...

Lexo më shumë
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com