GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Na duan kur ka zgjedhje”, banorët në Moravë dhjetëra herë të përmbytur, asnjë dëmshpërblim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Na duan kur ka zgjedhje”, banorët në Moravë dhjetëra herë të përmbytur, asnjë dëmshpërblim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e komunitetit Romë në fshatin Moravë të Beratit, janë lënë në harresë. Përmbytjet si pasojë e mungesës së argjinaturës dhe kanaleve parësore apo pritave, u kanë shkaktuar dëme jo të pakta në ekonomi. Ndërsa qeveria nuk ka marrë asnjë masë, duke i lënë në mëshirë të fatit.

Burime për gijotina.com bëjnë me dije se mbi 200 familje banues në këtë fshat nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, në tokat e bujqësore, me prodhimet e të cilave do të siguronin të ardhura për stinën e dimrit. Vetë banorët shprehen se janë përmbytur dhjetëra herë brenda tre vitesh dhe se për ta nuk do t’ja dijë. Në këto kushte, kur qeveria ka në dorë pushtetin dhe lë pas detyrimet e popullit, pas përmbytjeve banorët romë kanë jetuar duke mbledhur kanaçe. Ata theksojnë se qeveritarët kujtohen vetëm kur kanë zgjedhje.

Familjet Rome pohojnë se, toka dhe të mbjellat janë e vetmja mënyrë jetese për ta, por edhe këto toka kanë dy vjet që nuk i mbjellin më nga frika e përmbytjeve.

“Pas përmbytjeve që na kanë shkaktuar mjaft dëme ekonomike, ne jemi detyruar të mbledhim kanaçe e plastikë për të jetuar e për të ushqyer fëmijët pasi askush nuk i kthen sytë nga komuniteti jonë, për ne kujtohen vetëm kur ka votime”, shprehen banorët.

Ata i bëjnë apel për ndihmë shtetit, që të marrin dëmshpërblimet e përmbytjeve dhe jo premtimet, pasi çdo vit të mbjellat e tyre i ka marrë lumi.

Megjithëse nuk janë të sigurt nëse do të ketë reshje apo prurje nga lumi Osum, ka edhe nga ata banorë që sërish vazhdojnë të punojnë tokat e tyre duke u lutur mos ketë përmbytje këtë vit.

Etiketa: Morave

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Debate për “Bashkëqeverisjen” në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj: Propagandë!

Debate për “Bashkëqeverisjen” në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj: Propagandë!

TË FUNDIT

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

Në fund të korrikut, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejet për një numër të madh kullash dhe resortesh nëpër Shqipëri....

Lexo më shumë
UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

20:17 - 01/10/26
Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

20:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com