Një shqiptar është vrarë jashtë një klubi në Koln të Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “BILD”, e cila sqaron se 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm. Deri më tani, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mprehtë.
Mësohet se, dëshmitarët e gjetën shqiptarin në një pellg gjaku dhe njoftuan menjëherë Policinë, por as ekipet e shpëtimit nuk mundën ta ndihmonin. Të dhënat e publikuar nga policia gjermane bëjnë me dije se, dyshohet që shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes.
Ndërkohë një person që kishte qenë i pranishëm kur ndodhi ngjarja ka thënë për BILD se autori me viktimën nisën të grindeshin fillimisht në ambientet brenda klubit dhe më pas kamë kaluar në përleshje fizike pasi dolën jashtë dhe vetëm pak minuta më vonë ka parë viktimën të përplaset në tokë. “Ata fillimisht u zunë brenda klubit të naftës , më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri u shemb në tokë”, është shprehur ai. Ndërkohë, policia po vazhdon të hetimet për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes.
Discussion about this post