I gjithë Elbasani ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Gijotina.com vendi është në errësirë totale dhe nuk shihet asnjë dritë në qytet.
Ndërkohë ditën e djeshme, OSHEE ka njoftuar qytetarët e Elbasanit se do të ketë stakim të dritave për datat 2-4 nëntor, në intervalin kohor 10:00-14:00, për shkak të ndërhyrjeve në disa fidera të NST Metalurgji 3.
Por siç duket OSHEE nuk i është përmbajtur njoftimit të publikuar ditën e djeshme, duke lënë pa drita qytetin në një kohë të papërshtatshme.
Discussion about this post