GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Platforma “Bashkëqeverisje”, PD: Rama iu shton hapësirë patronazhistëve

21:43 - 02/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Platforma “Bashkëqeverisje”, PD: Rama iu shton hapësirë patronazhistëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokrati, Endri Hasa, ka reaguar sot kundër platformës “Bashkëqeverisje” të prezantuar nga Rama. Sipas kryeministrit, qytetarët e mund të shkruajnë në platformë për çdo problem zyrtar dhe aty do t’iu përgjigjen punonjësit që menaxhojnë atë. Por, sipas PD kjo platformë u krijua për të mos lënë pa punë patronazhistët e fushatës elektorale.

Përmes një postimi në Facebook, Hasa shprehet se Rama ka shpikur profesionin më të ri, me të cilin po dhunon privatësinë dhe lirinë e qytetarëve. “Patronazhisti” nga sot një profesion i ligjëruar dhe i paguar! Loja e shëmtuar me kontrollin dhe keqpërdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste nuk ka fund. Nga sot, ajo që deri dje me të drejtë nga çdo mendje normale u cilësua si skandaloze dhe shkelje e çdo të drejte privatësie për socialistët u përfshi në ligj.

Edi Rama i hapi rrugë sot të veshurit me pushtet një tjetër kontigjenti militantësh me qëllim kontrollin e të dhënave tuaja në çdo institucion dhe zyrë të shtetit shqiptar ku ju si qytetar do të trokisni. Edi Rama thotë: Nëse ju keni një problem në çdo zyrë shteti më shkruani në platformën për “Bashkëqeverisjen” sepse aty do t’iu presin patronazhistët e mi”, shkruan ai.

Hasa paralajmëron qytetarët që të mos bëhen pjesë e kësaj platforme sepse patronazhistët do të jenë aty vetë për t’iu vjedhur të dhënat dhe jo për t’i ndihmuar.  “Do të jenë pikërisht këta patronazhistë që jo vetëm do të kujdesen të ndëshkojnë zyrtarin e administratës që nuk iu ka shërbyer por akoma më shumë do të marrin çdo të dhënë tuajën për t’ia kaluar deputetëve socialistë apo drejtuesve lokalë që t’iu bindin apo t’iu joshin në këmbim të votës. Nuk ka fund marrëzia”, shkruan ai.

Kujtojmë se, PD i ka bërë kërkesë SPAK që të hetojë patronazhistët e PS, që grumbullonin të dhënat e votueseve gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Etiketa: denoncojnPDplatforma bashkeqeverisje

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Shifra rekord infektimesh, Greqia ashpërson masat anti-covid

Shifra rekord infektimesh, Greqia ashpërson masat anti-covid

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com