GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkarkimi i zëvendës ministrit të Arsimit, Ina Zhupa: Ministren nuk e pyet njeri

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i zëvendës ministrit të Arsimit, Ina Zhupa: Ministren nuk e pyet njeri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në lidhje me shkarkimin e zëvendës ministrin Oltion Rrumbullakut ditën e sotme, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Në një postim në facebook, Zhupa thotë se në orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte në mbledhje qeverie dhe la të përgjigjej zëvendës ministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur, ndërkohë që shkoi në mbledhjen tjetër për ta shkarkuar.

Ajo më tej thotë se kjo është një qeveri barsoletash, pasi sipas saj, ministren nuk e pyet njeri për shkarkimin e zëvendësit të saj.  

“Qeveria e barsoletave! Sot ne komision në orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte në mbledhje qeverie dhe na la të përgjigjej zëvendës ministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur. E delegoi ne mbledhje për të na dhënë përgjigje para komisionit, ndërkohë që shkoi në mbledhjen tjetër për ta shkarkuar!

Ose ministren e arsimit nuk e pyet njeri dhe as nuk kishte ide që do e shkarkonin zëvendës ministrin e saj, ose ajo është tallur me parlamentin duke lënë në raportim dikë që ishte në shkarkim! Te dyja tregojnë nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmin e kësaj qeverisje!” – shkruan Zhupa.

Vendimi për lirimin nga detyra të Oltion Rrumbullaku, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Oltion Rrumbullaku gëzonte postin si zv.Ministër i Arsimit që në dhjetor të vitit 2019, ndërkohë që kujtojmë se kjo nuk është lëvizja e vetme që po bëhet në Ministrinë e Arsimit.

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi shkarkoi nga detyra drejtoreshën e Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi e cila u zëvendësua nga Aurora Balliu.

Etiketa: arsimiEvis KushiIna ZhupaMinistrjaShkarkimizevendes ministri

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
5 arsye që jeni akoma single!

5 arsye që jeni akoma single!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com