GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Buxheti 2022”, Deputeti i PD: PPP rrezik i madh, sistemi fiskal në kolaps

20:42 - 03/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Buxheti 2022”, Deputeti i PD: PPP rrezik i madh, sistemi fiskal në kolaps
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa ka komentuar buxhetin e vitit 2022, deputeti i PD Sheferedin Shehu, kritikoi politikën e koncesioneve duke e cilësuar të gabuar dhe me shumë risk për buxhetin e shtetit. Përmes një interviste televizive ai tha se,  koncesionet rrezikojnë buxhetin për shkak se  jepen pa vlerësuar çdo detaj dhe në pa kriter. Ndërsa përmendi dy projekte me koncesion, ai tha se koncesionet në Shqipëri janë hartuar në atë lloj forme që në fund iu bie barra taksapaguesve. Ndërsa lidhur me sistemin e taksave, ai tha se qeveria bën mirë të dëgjojë sa nuk është vonë FMN dhe të eliminojë planin për amnistinë fiskale.

“Në kohën e qeverisjes së PD është përdorur skema e koncesioneve natyrale dhe jo PPP. Nuk krijonte asnjë risk në buxhetin e shtetit. Nuk u jepnim para. PPP-të tani janë kontrata shërbimi, që janë dhënë pa tender. Koncesionet tani jepen në shëndetësi pa tender, pa vlerësim paraprak dhe llogaritje të eficencës. Mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës subvencionet nga buxheti i shtetit. Kemi aeroportin e Vlorës, qeveria ka dhënë garanci që nëse nuk realizohet numri i fluturimeve, subvencionet nga buxheti. Kemi koncesione që garantohen nga taksat tona.  Duhet një strategji afatmesme për rregullimin e të ardhurave buxhetor. Zero përjashtime nga të gjitha tatimet dhe taksat, pasi krijojnë gropa fiskale. Masa kryesore është heqja e të gjitha favoreve dhe përjashtimeve” tha ai.

Gjithashtu, Sheferedin Shehu kundërshtoi ndarjen buxhetore.  Sipas tij, qeveria ka lënë buxhet të tepruar për disa zëra që me shumë gjasa nuk do t’i ezaurojnë dhe ka lënë në nivel të dobët buxhetin për disa zëra që kontribuojnë në  rritjen ekonomike. “Dy elementë, rriten shpenzimet e luksit qeveritar 12 mld lekë, që qeveria i justifikon me blerjen e vaksinave, por po të shikosh peshën specifike, 20% shkojnë për situatën e veçantë, të tjerat janë luksi dhe mos harrojmë që kemi një borxh të madh të institucioneve buxhetore ndaj OSHEE-së” deklaroi ai.

Nga ana tjetër ai u shpreh se nuk mbështet propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet e shportës, duke thënë se  ka qenë dhe vazhdon që të jetë kundër kësaj nisme.

Etiketa: buxhetPDPPPSheferedin Shehu

Lajme të lidhura

Salianji kandidat për kreun e PD, Biberaj: Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës…
Breaking Views

Salianji kandidat për kreun e PD, Biberaj: Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës…

19:44 - 21/04/26
Ilir Meta paraqet kërkesën: Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore
Breaking Views

Ilir Meta paraqet kërkesën: Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore

18:20 - 21/04/26
‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës
Aktualitet

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

14:10 - 21/04/26
Para

Reali i '1000 golave' bën detyrën, Milan “jashtë” Championsit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Botë

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një zgjatje të armëpushimit me Iranin. Në një postim në Truth Social, ai tha...

Lexo më shumë
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

22:31 - 21/04/26
Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

22:10 - 21/04/26
Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

21:58 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com