GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Vdekjet në set nga armët janë të rralla – por jo të padëgjuara! Ja disa raste

në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekjet në set nga armët janë të rralla – por jo të padëgjuara! Ja disa raste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdekja aksidentale e kineastes Halyna Hutchins, gjatë sheshxhirimit të filmit “Rust”, nga Alec Baldwin, me një armë që duhet të ishte bosh, sjell në mendje vdekjen e Brandon Lee në setin e filmit “Korbi”.

Por ky nuk është episodi i vetëm tragjik në historinë e kinemasë, i lidhur me përdorimin e armëve të zjarrit në skena filmash. Janë të shumtë dhe kryesisht të pashpjegueshme, aksidentet fatale gjatë xhirimeve.

Skena që mbeti në mendjen e të gjithëve, me kriminelët që gjuanin nga të gjitha drejtimet drejt Lee që qëndronte në një tavolinë në qendër, mbeti në kujtesë edhe sepse ishte e fundit e luajtura nga aktori. Njëra nga armët nuk ishte në siguresë dhe e vrau. Tragjedia ndodhi në 1993, Brandon Lee ishte 28 vjeç. Ai ishte djali i yllit të arteve marciale Bruce Lee. Sipas hetimeve, ai u qëllua nga një plumb i kalibrit 44 që i ka rënë pranë shtyllës kurrizore.

Në vitin 1984, aktori Jon-Erik Hexum vdiq pasi qëlloi veten në kokë me një pistoletë bosh, ndërsa pretendonte se luante ruletë ruse me një Magnum 44 në xhirimet e serialit televiziv “Cover Up”.

Ndërsa në vitin 1983 tre persona, mes tyre dy fëmijë, vdiqën gjatë xhirimeve të filmit “Në fund të realitetit”. Vic Morrow dhe aktorët fëmijë Myca Dinh Le, 7 vjeç, dhe Renee Shin-Yi Chen, 6 vjeç, vdiqën në një aksident që përfshiu një helikopter të përdorur në xhirime. Helikopteri po fluturonte në një lartësi prej vetëm 8 metrash, shumë i ulët për të shmangur shpërthimet e fishekzjarrëve të përdorura në set. Kur shpërthimet prenë helikat e bishtit, helikopteri humbi kontrollin dhe u rrëzua, duke i prerë kokat Morrow dhe Le me tehet e tij dhe duke prekur Chen.

“Top Gun” regjistroi gjithashtu një viktimë në xhirime. Piloti akrobat Art Scholl, 53 vjeç, u punësua për të bërë punën e fluturimit në xhirimin e filmit. Gjatë një skene fluturimi akrobatik Scholl humbi kontrollin e Pitts S-2 të tij dhe u rrëzua në Oqeanin Paqësor në brigjet jugore të Kalifornisë. “Top Gun” iu kushtua kujtimit të tij.

Në vitin 2008, në thrillerin fantastiko-shkencor “Jumper” me protagonist Samuel L. Jackson, një përzierje e rërës së ngrirë, tokës dhe akullit u përdor për efektet speciale. Projektuesi i produksionit David Ritchie u shpall i vdekur në vendngjarje pasi një copë e madhe rëre e ngrirë dhe zhavorri ra mbi të nga maja e një muri.

Në filmin aksion “XXX” të vitit 2002 me Vin Diesel, Harry L. O’Connor, u vra në një aksident gjatë xhirimeve, në një skenë ku ai duhej të zbriste një shpat të pjerrët dhe më pas të hidhej me parashutë në një nëndetëse. Kur O’Connor dështoi të zbriste me shpejtësi të mjaftueshme, ai goditi një urë dhe mbeti i vdekur në vend.

Edhe filmi “Troja” nuk ishte pa incidente. Për ironi të fatit, Brad Pitt, i cili luante Akilin, këputi tendinën e majtë të Akilit gjatë xhirimeve. Ndërsa aktori George Camilleri, theu këmbën në një skenë. Ai u trajtua në spital, por disa ditë më vonë pësoi një atak në zemër për shkak të një mpiksje gjaku në këmbë. Menjëherë pas kësaj, një atak i dytë në zemër ishte fatal për të.

Etiketa: Alec BaldwinHalyna HutchinsRust

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Verifikimet e prokurorisë për Tom Doshin, Celibashi tregon si do veprojë KQZ

Verifikimet e prokurorisë për Tom Doshin, Celibashi tregon si do veprojë KQZ

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 04/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kuvend/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat

07:51 - 04/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026

07:37 - 04/06/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026

07:29 - 04/06/26
Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’

23:02 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom