GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtet dhe siguria e burgjeve, demokrati replikon me Agim Ismailin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtet dhe siguria e burgjeve, demokrati replikon me Agim Ismailin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata në burgjet e vendit është tema e diskutuar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ku janë ngritur një sërë problematikash.
Kushtet e vështira në burgje, mbipopullimi, kujdesi shëndetësor, por edhe ngjarjet kriminale të cilat janë orkestruar nga brenda janë disa nga çështjet e shtruara nga deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj. I pranishëm për të dhënë përgjigje ishte Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.
“Nisur nga prezantimi juaj, ju e ndatë në blloqe problemin, që janë kushtet e të burgosurve dhe mbipopullimi. Shqetësuese gjithashtu është se një pjesë e ngjarjeve kriminale orkestrohen nga brenda burgjeve dhe kjo ka të bëjë me një problematikë të nivelit të sigurisë. Kushtet e të burgosurve dhe nivel i sigurisë, janë 2 problematika”, tha demokrati.

Sipas drejtorit, problemi i mbipopullimit në burgje tashmë është zgjidhur. Ende e pazgjidhur është situata për një institut në Krujë ku trajtohen shtetasit me masë mjekësore. Ai e quan gangrenë, ku pohon se aty ka mbipopullim, por këtë gjë duhet ta zgjidhë Ministria e Shëndetësisë.
“Problemi i mbipopullimit në burgje është i zgjidhur në masën 100%. Ka vetëm 1 problem për shtetasit me masë mjekësore që i trajtojmë ne ende, ka një institut të posaçëm që është në Krujë që do mbyllet shpejt, aty ka mbipopullim, por ata s’mund të trajtohen dikur tjetër veçse aty, kemi marrë masa për ta zgjidhur”, u shpreh Ismaili.

Ngjarjet kriminale të cilat janë orkestruar nga brenda burgut janë pranuar nga drejtori, por sipas tij ato kanë ndodhur më parë pasi tani janë marrë masa.
“Po është e vërtetë që ka pasur probleme serioze në lidhje me këtë gjë, organizatat kriminale në burg kanë vazhduar thjesht kanë pasur rezidencë, kanë qenë në hapësirë gjeografike të kufizuar dhe liri mendimi dhe veprimi. Por ky realitet i përket të kaluarës sepse si kanë më ato komoditete, as kushte”, përfundoi ai.

Etiketa: krimiSiguria ne burgje

Lajme të lidhura

‘Shteti ka rënë dhe nuk garanton siguri kombëtare’, Noka: SPAK ta presë Ramën në aeroport…
Aktualitet

Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

08:13 - 23/09/26
Protesta e 116 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Tani e ka radhën Rama për t’u arrrestuar
Aktualitet

Protesta e 116 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Tani e ka radhën Rama për t’u arrrestuar

07:39 - 23/09/26
Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26
Para
3 shenjat e horoskopit që bëhen lehtësisht xheloze

3 shenjat e horoskopit që bëhen lehtësisht xheloze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

08:31 - 23/09/26

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin...

Lexo më shumë
‘Shteti ka rënë dhe nuk garanton siguri kombëtare’, Noka: SPAK ta presë Ramën në aeroport…

Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

08:13 - 23/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 23/09/26
Protesta e 116 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Tani e ka radhën Rama për t’u arrrestuar

Protesta e 116 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Tani e ka radhën Rama për t’u arrrestuar

07:39 - 23/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Shtator 2026

07:28 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com