GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Foltorja”, Agron Duka: Pas 11 dhjetorit, Berisha do të tërhiqet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Foltorja”, Agron Duka: Pas 11 dhjetorit, Berisha do të tërhiqet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është ndalur që të flasë edhe për ‘Foltoren’ e Sali Berishës. Ai tha se mendon që pas 11 dhjetorit, pra kur është thirrur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha mund të tërhiqet, e ndërsa shtoi se gjëja më e fisnike që do të bënte është tërheqja.

“Pas 11 dhjetorit, mund të ketë një tërheqje, është fisnikëria më e madhe që mund të bëjë, në moshën 77 vjeçare, doli në bazë, mblodhi njerëzit dhe nesër nëse e ndihmon PD nga jashtë, është gjëja më e mirë që mund të bëjë” – tha Duka.

Ai më tej është shprehur se ka mbetur i surprizuar nga deklarata e Bashës, ku futi Berishën, Metën dhe Edi Ramën në Trekëndëshin e Bermudës.

“Një përpjekje për ta shkëputur veten dhe për ta paraqitur si e ardhmja e politikës shqiptare, por nuk është se zuri vend, ajo që na bëri përshtypje ishte mënyra se si papritmas u prononcua dhe për presidentit, në politikë ndodhin edhe kthesa të tilla, por nuk besoj se janë të besueshme kur vjen nga një betejë e përbashkët, papritmas atë që kishe aleat, sot e rreshton dhe me Ramën. Politikisht ai mendon se kështu fiton, po unë jam dakord që edhe taktikisht nëse do kisha kundërshtarë, do mundohesha që të harxhoja energji veç e veç, grupi bashkë e bën më vulnerabël. Në fakt këta të tre janë gjigantët e politikës shqiptare, kush guxon që t’i bëjë bashkë” – tha Duka.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha, e ka përmendur shpesh kohët e fundit “luftën” që i ka shpallur “Trekëndëshit të Bermudës” të politikës shqiptare, siç e quan ai, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Etiketa: 11 dhjetoriAgron DukafoltorjaSali BerishaterhiqetTrekendeshi i Bermudes

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Graniti i hedh fajin Fifit: Më ka penalizuar, banorët nuk më flasin prej saj

Graniti i hedh fajin Fifit: Më ka penalizuar, banorët nuk më flasin prej saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com