GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

DW: A do ketë luftë në Bosnje?!

19:36 - 05/11/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
DW: A do ketë luftë në Bosnje?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekstremistët serbë dhe kroatë duan të shpërbëjnë shtetin boshnjak. BE dhe SHBA kapen pas politikës së ruajtjes së qetësisë duke përsëritur kësisoj gabimet e viteve 1990.

Atmosfera është mbytëse edhe në mëngjesin me diell. Përpara Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë – kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës, është mbledhur një grup demonstruesish. Ata kërkojnë fundin e nacionalizmit toksik në vend dhe ndërhyrjen e presidentit të SHBA-së kundër klanit të fuqishëm politik, që vazhdimisht nxit konflikte mes tre grupeve kryesore të popullsisë: boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve.

Disa protestues mbajnë lart pankarta. “Ne duam të njëjtat të drejta për të gjithë”, thotë një pensioniste e indinjuar. Pozicioni i qytetarëve duhet të forcohet, pushteti i nacionalistëve duhet të marrë fund.

Pak më parë, në fund të tetorit, përfaqësuesi serb në presidencën treshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, formuloi një shpallje lufte: Në një deklaratë ai bënte të qartë, se Republika Srpska, pjesa e dominuar nga serbët në Federatën Bosnjë-Hercegovina, do të shkëputet nga shteti multietnik. Republika Srpska në mënyrë graduale duhet të shkëputet nga shteti i përbashkët dhe të organizojë vet kompetenca të rëndësishme si mbrojtja dhe drejtësia. Kjo kërkesë është sulm ndaj paqes së brishtë, që mbizotëron në vend që nga viti 1995.

Prej vitesh Dodik me retorikën e tij separatiste tërheq vëmendjen. Por kësaj here me gjasë kemi të bëjmë më diçka më shumë se sa vetëm vringëllimat e zakonshme, pasi njësitë e xhandarmërisë të Republika Srpska demonstruan forcën me një stërvitje në shkallë të gjerë në male – veprim ky me simbolikë – nga qyteti i vogël Pale. I dënuari si kriminel lufte ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq, në vitet 1992-1995 orkestronte sulmet ndaj Sarajevës dhe rrethinave. Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavinë e gjykoi si krim kundër njerëzimit rrethimin tre vjeçar dhe sulmet e vazhdueshme ndaj kryeqytetit të Bosnjes.

Për shumë boshnjake dhe boshnjakë kjo zgjon kujtime të hidhura. “A do të ketë luftë?”, me këtë pyetje konfrontohen shpesh gjatë këtyre ditëve të huajt. Kryesisht banorët e moshuar i kujtojnë përgatitjet e luftës dhe se si bashkësia ndërkombëtare e la për një kohë të gjatë në baltë popullsinë e Bosnjes – vetëm pas gjenocidit në Srebrenicë me vrasjen e mbi 8,000 të rinjve e burrave myslimanë nga luftëtarët serbo-boshnjakë në korrik 1995 Perëndimi reagoi dhe negocioi Marrëveshjen e Paqes në Dejton, me të cilën iu dha fund luftës.

Një shpallje e mundshme e pavarësisë

Nismat e fundit të Dodikut synojnë eliminimin e strukturave shtetërore: Ndërkohë është krijuar një agjenci më vehte e shëndetësisë, një ushtri më vete do të pasojë. Gjithsej mbi 120 dekrete të Përfaqësuesit të Lartë, që u vendosën nga OKB-ja pas luftës për avancimin e ndërtimit të strukturave të përbashkëta, duhet të sprapsen – një sulm frontal ndaj integritetit territorial të Bosnjes. Dodik, paralajmëron partia opozitare multietnike Nasa Stranka, duhet të klasifikohet si “rrezik për sigurinë”.

Që BE pavarësisht nismave riskante nuk ndërmerr asnjë hap për ndërmjetësim në Bosnjë, shumë e konsiderojnë si një dëshmi për mungesë të dukshme strategjie. Një grup parlamentarësh të BE-së, ndër ta edhe deputeti gjerman i ekologjistëve Reinhard Bütikofer, kërkojnë nga Komisioni një qëndrim të ashpër kundër përpjekjeve për shkëputje. Eurodeputeti konservator Michael Gahler paralajëron nga rreziku i një shpalljeje të mundshme të pavarësisë nga Republika Srpska – me legjitimimin nga Moska. Disa zëra paralajmërues vijnë edhe nga SHBA. Eksperti i njohur për Ballkanin, Daniel Server insiston për një ndërhyrje të shpejtë të bashkësisë ndërkombëtare, edhe forca ushtarake duhet demonstruar, për të penguar shkëputjen dhe konfliktet që mund të sjellë ajo si pasojë.

Ultranationacionalistët bashkëpunojnë ngushtë

Nuk ka asnjë diskutim, që veprimet e rrezikshme të udhëheqjes politike në Republika Srpska kanë mbështetjen e Serbisë dhe të Rusisë. Moska përpiqet ta pengojë integrimin e Bosnjes në BE dhe një anëtarësim të mundshëm të saj në NATO. Por nuk janë vetëm udhëheqësit e serbëve të Bosnjes, që minojnë shtetin e përbashkët boshnjak. Ultranacionalistët kroatë të partisë HDZ-BeH nën drejtimin e udhëheqësit të tyre Dragan Çoviq punojnë ngushtë prej vitesh me Dodikun. Për të siguruar pozicionin e tyre në pushtet HDZ-BeH nacionaliste insiston për ndryshimin e ligjit elektoral. Me ndryshimin e ligjit synohet që të krijohen njësi zgjedhore tërësisht mbi bazë etnike.

Por kjo është në kundërshtim me gjykimet parimore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, konstaton eksperti konstitucionalist austriak Joseph Marko. Në këtë bazë do të duhej fillimisht të shfuqizohej me ndryshim kushtetues diskriminimi i qytetarëve jo-boshnjakë, jo-kroatë, jo-serbë në vend – pra i pjesëtarëve të minoriteteve si hebrenjtë apo romët, që margjinalizohen në sistemin elektoral. Ata p.sh. nuk lejohen të kandidojnë për postin e presidentit. Por në fakt vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për barazinë e të gjithë qytetarëve prej vitesh kanë mbetur pa u zbatuar. /DW/

Etiketa: BEBosnjeSHBA

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Vodhën çimçakiza dhe 10 byrekë, shpallen në kërkim dy adoleshentë në Tiranë

Vodhën çimçakiza dhe 10 byrekë, shpallen në kërkim dy adoleshentë në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com