Mesfushori i Inter Marcelo Brozovic është një nga lojtarët e preferuar te Bayern Munich dhe te Paris Saint-Germain.
Lojtari nuk ka pranuar ende që të rinovojë kontratën me ‘Zikaltërit’ për shkak se kroati kërkon 6 milionë euro në sezon, ndërsa klubi italian është i gatshëm t’i japë vetëm 5 milionë.
Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Inter dhe agjenti i Brozovic ende nuk ka rënë dakord, teksa kjo gjë i pëlqen shumë gjigantëve evropian.
Bayern dhe PSG po kërkojnë informacione për lojtarin, duke ditur se është një nga mesfushorët më të mirë të momentit afrimi i tij do ishte një hap shumë i madh për çdo skuadër./K.T/Gijotina.com
Discussion about this post