GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Cili është dallimi mes ilaçeve kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe Merck

21:10 - 07/11/21
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Cili është dallimi mes ilaçeve kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe Merck
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompanitë Pfizer dhe Merck kanë krijuar pilula antivirale, të cilat kanë treguar efekt premtues në testimet e të rriturve të infektuar me koronavirus, që rrezikojnë të sëmuren rëndë. Të dyja ilaçet janë duke u analizuar për të kuptuar nëse mund të parandalojnë infektimin e njerëzve të ekspozuar në këtë virus.

Cila prej dy pilulave ka më shumë efekt?

Të dhënat nga testimet e dy kompanive sugjerojnë se Pfizer ka pilulë me më shumë efekt, ndonëse të dhënat e plota nuk janë publikuar ende. Pfizer ka thënë të premten, më 5 nëntor, se rezultatet e testimeve tregojnë se pilula e saj ka zvogëluar për 89 për qind shtrirjen në spital apo vdekjen nga COVID-19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – te pacientët që kanë pasur rrezik të sëmuren rëndë.

Terapia me pilulë atyre u është dhënë për tri ditë ose pesë ditë sa kanë qenë me simptoma. Merck, në anën tjetër, ka thënë më 1 tetor se pilula e saj zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë. Kompania nuk ka ofruar të dhëna rreth terapisë për tri ditë.Pilula e Pfizerit ka emrin Paxlovid. Pilula e Merckut ka emrin Lavgevrio në Britani, ku është miratuar për përdorim.

Pse janë të rëndësishme këto ilaçe?

Ndonëse një numër vaksinash janë të qasshme në gjithë botën për të parandaluar infektimin, përfshirë edhe atë të krijuar nga Pfizer, ende ekzistojnë trajtime të kufizuara për personat veçse të infektuar me këtë virus. Aktualisht, pacientët me COVID-19, të cilët nuk janë shumë të sëmurë për t’u shtrirë në spital, mirëpo rrezikojnë të sëmurën shumë, mund të trajtohen me terapi të antitrupave.

Si funksionojnë këto ilaçe?

Të dyja pilulat duhet të merren për pesë ditë. Regjimi i Pfizerit është tri pilula në mëngjes dhe tri të tjera në mbrëmje. Merck, ndërkaq, ka thënë se katër pilula duhet të merren në mëngjes dhe katër të tjera në mbrëmje. Pilula e Pfizerit bllokon një enzimë që i duhet koronavirusit për t’u shumëfishuar. Pfizer ka thënë se për shkak që ilaçe shënjestron pjesën e virusit që është kyçe për shumëfishim, atëherë patogjeni nuk mund t’i rezistojë trajtimit.

Pilula e Pfizerit është duke u dhënë në kombinim me ritonavir, një tjetër antiviral që rrit aktivitetin për bllokim të proteinës, por mund të shkaktojë efekte anësore gastrointestinale dhe të ndërhyjë në ilaçet tjera. Pilula e Merckut ka mekanizëm veprimi që ka për qëllim të lëshojë gabime në kodin gjenetik të virusit. Për shkak se pilula krijon mutacione të zakonshme në virus, vetë koronavirusi e ka të vështirë të rezistojë./REL/

Etiketa: ilaceKoronavirusMercekPfizer

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Nuk ndalen sherret në “BBV”, Donaldi dhe Iliri kapen sërish

Nuk ndalen sherret në “BBV”, Donaldi dhe Iliri kapen sërish

Discussion about this post

TË FUNDIT

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesja e forumit të gruas në PD, Albana Vokshi është rizgjedhur si zv/presidente e...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com