GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xheni Karaj provokon Akil Panon, shkon në kishë, kur del nga aty puthet me të dashurën

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Xheni Karaj provokon Akil Panon, shkon në kishë, kur del nga aty puthet me të dashurën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, ka vizituar kishën ku predikon pastori Akil Pano, së bashku me të dashurën e saj Livia dhe disa aktivistë të tjerë. Më pas ajo ka bërë një status në rrjetet sociale, ku me ironi shprehet se pasi dëgjoi dy orë fjalën e Perëndisë, nuk pësoi asnjë ndryshim dhe kur doli nga Kisha, kuptoi se e donte njëlloj të dashurën e saj.

Pak ditë më parë në Zonë e Lirë u shfaq një grua nga Italia, e cila prej 40 vitesh kishte qenë lesbike, por kishte hequr dorë pasi kishte “takuar Jezusin”.

Në emision u trajtua ideja se anëtarët e Komunitetit LGBT mund të ndryshojnë, ndaj dhe për këtë arsye Xheni Karaj ishte e ftuar nga pastori në kishën e tij.

“Erdhëm me mendjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç… Mbetem lezbike e gej! Dëgjuam të premten ftesën e Akilit për të frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta degjojmë me veshët tona fjalën e Perëndisë. Erdhëm me mendje dhe zemër të hapur. Qëndruam dy orë, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot. Duke qënë se erdhëm me mendje të hapur shpresuam që perëndia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet që ajo i derdh pa kursim mbi krijesat e veta. I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia,

‘‘Kur, Zoti do të na thotë diçka mund t’i bëjë edhe gurët të flasin. Pra, mund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!’’ Thashë, dëgjoje mesazhin që Perëndia do të të japë nga goja e Akilit më mirë se ta dëgjosh nga guri. Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falenderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtepinë e saj, se nuk ka asgjë të keqë tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa.

Të them të drejtën, Perëndia na foli sot. Na foli permës Letrës së parë që Apostulli Pal u ka dërguar Korintasve, Kapitulli 13, ku thotë: “Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë’’! ‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset’’, ‘‘Nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq’’; ‘‘Nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, ‘‘I duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. ‘‘Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet’’, ‘‘Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore’’.

‘‘Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.” Tani e ka rradhën Akili ta lejojë Perëndine, ti flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë – ‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset.’’ AMEN!”- shkruan Xheni Karaj në rrjetin socail Facebook.

Etiketa: akil panoprovokimxheni karaj

Lajme të lidhura

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Para
Nis zyrtarisht fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë

Nis zyrtarisht fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com