GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nis zyrtarisht fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Nis zyrtarisht fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, e cila do të zgjasë pesë ditë, ashtu siç është përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi. Në këtë raund do të jenë sërish në garë komunat që kaluan në balotazh në raundin e parë. Sipas tij, votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbahet të dielën më 14 nëntor.

 “KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, tha Elezi.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna ku asnjëra nga kandidatët për kryetarë të komunave nuk arriti të marrë 50+1 përqind të votave. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet më 14 nëntor. Prishtina shkon në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së me 45.54 për qind të votave dhe Përparim Ramës së LDK-së me 29.17.

Në Prizren garojnë Mytaher Haskuka LVV me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj PDK, me 31.36 për qind të votave në raundin e parë. Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja që mori 43.51 për qind të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV 44.71. Gjakova do të ketë balotazh Ardian Gjinin e AAK-së me 45.76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lila LVV me 37.20. Në Podujevë garojnë Ekrem Hyseni i LDK-së, i cili në raundin e parë mori 44.20 për qind dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 44.16 për qind. Në Drenas, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci, i cili më 17 tetor mori 45.50 për qind, do të përballet me Driton Ajazin nga Demokratët për Drenasin, me 30.50 për qind.

Në Kaçanik do të përballen Besim Ilazi PDK që mori 44.67 për qind të votave kundër Jeton Rakës nga LVV me 33.36.Në Istog Ilir Ferati i LDK-së me 41.09 për qind të votave dhe Bekë Berisha nga AAK me 24.49.Në Dragash përballjen do ta kenë Bexhet Xheladini nga LDK që mori 35.69 për qind me Shaban Shabanin nga PDK, i cili në raundin e parë mori 32.56 për qind. Burim Berisha i LDK-së me 49.72 për qind të votave dhe Enver Bajçinca nga LVV me 25.58, do të garojnë për komunën e Fushë Kosovës.

Ndërsa në Obiliq përballen Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçi i LVV-së. Në raundin e parë kryetari aktual i Obiliqit mori 48.12 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij me të cilin do të përballet në balotazhit 20.19 për qind të votave. Në Klinë janë Zenun Elezaj nga AAK me 43.33 për qind të votave dhe Esat Raci PDK me 27.42.

Në Kamenicë, Qëndron Kastrati nga PSD me 32.52 për qind të votave dhe Kadri Rahimaj LVV, 31.01 për qind. Në Rahovec, Smajl Latifi i AAK-së me 47.18 për qind të votave dhe Visar Korenica LVV me 24.84. Në Viti, Sokol Haliti LDK me 41.30 për qind dhe Arsim Ademi LVV me 34.50.

Në Junik, Agron Kuçi AAK me 45.19 për qind dhe Ruzhdi Shehu i LDK-së me 42.01 për qind të votave në raundin e parë. Malisheva shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga NISMA me 34.08 për qind dhe Isni Kilaj PDK me 28.82. Në Vushtrri garojnë Ferit Idrizi i PDK-së me 34.81 për qind dhe Xhafer Tahiri LDK 33.82 për qind.

Në Shtime Qemajl Aliu LVV me 45.29 për qind dhe Naim Ismajli PDK me 44.23 për qind të votave në raundin e parë. Edhe dy komunat tjerat Kllokoti e Mamusha janë në balotazh. Në Kllokot garojnë Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind dhe Strahinja Spasiq nga GI Srpska Narodna Sloga 36.33 për qind.

Ndërsa në Mamushë, Abdulhadi Krasniqi nga KDTP, i cili në raundin e parë mori 48.92 për qind dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 36.95. Komunat që nuk do të votojnë më 14 nëntor janë Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Deçani, Lipjani, Suhareka, Hani i Elezit, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica e Veriut, Graçanica, Novobërda, Shtërpce, Ranillugu dhe Parteshi.

Në të gjitha këto komuna kryetarët e ri janë zgjedhur në raundin e parë duke fituar mbi 50 për qind të votave të nevojshme.

Etiketa: KosoveKryesore1raundi2Zgjedhje

Lajme të lidhura

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën
Aktualitet

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
Kosovë & Rajon

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

14:31 - 07/10/26
Para
Greqi, taksia tërheq zvarrë një person përballë Kuvendit

Greqi, taksia tërheq zvarrë një person përballë Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com