GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna e viktimës në Elbasan: Do i vë flakën k**vës, do e vras autorin

10:56 - 08/11/21
në Aktualitet, Intervista
Kohë leximi: 3 min
A A
Nëna e viktimës në Elbasan: Do i vë flakën k**vës, do e vras autorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëna e viktimës 26-vjeçare Florenc Kovaçi ka reaguar ashpër për vrasjen e të birit dhe plagosjen e djalit tjetër, duke kërkuar drejtësi ose do të hakmerret personalisht.
Mirela Kovaçi, përmes një prononcimi për mediat, ka parë paralajmërim për hakmarrje, duke thënë se do të bëjë vetëgjyqësi nëse autoritete nuk i japin autorit Ardit Hida dënimin që meriton. Mes dhimbjes, Mirela Kovaçi ka treguar se ajo nuk dinte asgjë, por kanë qenë komshinjtë që i kanë thënë se djalin ja kanë vrarë në lagjen pranë fushës së sportit dhe kur ka shkuar atje e ka gjetur të birin të shtrirë në tokë. Mirela tregoi, se pati mundësinë që t’ia dëgjonte zërin për herë të fundit të biri. Ajo tregon për mediat se i biri i kërkoi si amanet që të kujdeset për nusen. Madje asaj i ka mbetur peng që djali nuk mundi të fliste më shumë, sepse po përpiqej t’i thoshte edhe fjalë të tjera, por që nuk kishte më fuqi, pasi aty dha shpirt.
“Unë nuk di gjë farë si ka ndodhur Më thanë të tjetër që e ik se e ke djalin tek sporti të vrarë. Shkova atje, e kam gjetur djalin shtrirë. E futa tek dera e ambulancës. Ai përpiqej. Tek dera e spitalit më kapi dhe më tha amanet çunin dhe gocën. Do më jepte edhe amanete të tjera, por nuk mundi më, madje më kafshoi dhe nuk foli më. Ishte me pa tmerrin me sy. Për atë tmerr që kam parë, unë do kërkoj të drejtën e fëmijëve të mi. Ai personi duhet të kalbet brenda në burg. Unë vetëm këtë di të flas, dua të drejtën e çunit, personi të kalbet në burg, këtë duan unë vetëm. Ai gjallë nuk rri, këtë e garantoj unë, nëse nuk vepron drejtësia do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje tek djali im, nuk do toleroj, nuk do fal. Unë nuk e lej atë, do shkoj lart e më lart për të drejtën e djalit”, u shpreh ajo.
Ndërsa në lidhje me vajzën që konsiderohet të jetë molla e sherrit mes të rinjve, nëna e viktimës ka folur me një gjuhë edhe më të ashpër. Ajo tregoi se djali nuk e njihte fare vajzën, por vëllai i saj, autori i ngjarjes ka sulmuar më kot Florencin. Gruaja tha se, as ajo nuk e njeh vajzë, por sipas informacioneve që i kanë ardhur, vajza në fjalë ishte e droguar.
Nëna e viktimës ka shkuar edhe më tej duke thënë se edhe vajzën nuk do ta lërë të qetë, nëse e shikon vërdallë vetë ajo do ta vrasë dhe do ta djeg me benzinë. Mirela këmbëngul se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, madje kërkon burgim të përjetshëm për autorin, duke u shprehur se nuk mund t’i shohë ata gjallë, për derisa u bën shkak për vdekjen e djalit.
“Djali im nuk ka pasur kontakte farë me atë. As unë nuk kam pyetur fare për të, por lajmet vijnë. Ajo ka qenë një plehrë, ajo është rrotë k*rvë, pinte drogë, por djali im nuk e njihte. Madje ka ardhur tek lagjja kur po qanim çunin. Por, unë vetëm mos e takofsha, do marr 1 kg benzinë dhe do e djeg ta shoh tek përpëlitet dhe ajo. Si iku çuni im ashtu do iki dhe ajo, nuk e lej të gjallë unë jo. Unë dua të drejtën e fëmijës time dhe ai të kalbet brenda në burg, edhe ajo goca të futet brenda. Unë po qaja fëmijën ajo vinte dhe më kalonte këtu në lagje, nëse e shoh sërish e vras.”, tha e ëma. Sakaq, ajo tregoi se familja e autorit nuk ka marrë mundimin t’i kërkojë falje, por nëse kjo i shkon në shtëpi atëherë do të ketë gjak.

E.H/ Gijotina.com/

Etiketa: ElbasanhakmarrjeKryesore1nenasherrViktima

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Para
Apeloi vendimin, GJKKO lë sërish në burg avokatin Lavdosh Shehu

Apeloi vendimin, GJKKO lë sërish në burg avokatin Lavdosh Shehu

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com