GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Klasat kolektive, Kushi: Do të financojmë 50% të transportit të nxënësve

14:24 - 08/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Klasat kolektive, Kushi: Do të financojmë 50% të transportit të nxënësve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 20 mijë nxënës në vendin tonë mësojnë në klasa kolektive, kjo shifër u bë e ditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për projektbuxhetin 2022.

Problemi i këtyre klasave kolektive në zona periferike është aktual dhe për zgjidhjen e këtij problemi ministrja tha se kanë nisur një VKM që do rrisë me 50% financimin për transportin e nxënësve, dhe kjo është drejt miratimit në Këshillim e Ministrave.

Në buxhetin e vitit që vjen, Kushi tha se kanë përfshirë fondin prej 950 milionë lekë që është i dedikuar pikërisht për transportin e nxënësve dhe të mësuesve.

“Shërbimi i transportit, ka qenë një problem shumë i theksuar i cili lidhet ngushtë dhe me ekzistencën e klasave kolektive, ne kemi realizuar një reformë në përqendrimin e shkollave apo në uljen e numrit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, e vërteta është se kemi një numër të caktuar nxënësish rreth 20 mijë që mësojnë në klasa kolektive kjo është e lidhur me transportin. Sepse edhe infrastruktura atje është e vështirë por edhe çmimi i biletës, shpesh procedurat që organizohen nga drejtoritë rajonale për transportin e nxënësve dështojnë sepse operatorët s’janë të interesuar të marrin nxënës nga zona të largëta për një çmim që është i ulët. Prandaj ne kemi filluar VKM që do rrisë me 50% financimin për transportin e nxënësve. Jemi në përfundim të procedurës së shpejti do miratohet në këshill të ministrave, por ndërkohë ne kemi arritur që të përfshijmë në buxhetin e vitit që vjen fondin prej 950 milionë lekë që është i dedikuar pikërisht për transportin e nxënësve dhe të mësuesve. Është fjala 35 mijë nxënës që kanë vendbanim mbi 2 km larg nga shkolla dhe 12 mijë mësues që punojnë mbi 5 km larg nga vendbanimi i tyre”, tha Kushi.
“Në arsimin parauniversitar, 32.6 miliardë lekë. Prioriteti kryesor është cilësia e reformave dhe gjithë përfshirja. Risi është investimi për fuqizimin e teknologjisë dhe informacionit dhe laboratorët didaktik. Në shumë shkolla laboratorët kanë qenë të vjetruara, ose kanë qenë dhumë pak, ndërsa teknologjia e informacionit është emergjencë. Janë përcaktuar 570 milionë lekë për teknologjinë për një infrastrukturë moderne. Investimet nuk janë vetëm për këtë vit, për 3 vitet e ardhshme buxheti për teknologjinë të jetë 1.7 miliardë lekë, për të mundësuar 550 shkolla porsa i takon TIK . E njëjta edhe me laboratorët didaktik për lëndët, biologji, fizikë dhe kimi kemi parashikuar 400 milionë lekë këtë vit, ndërsa në tre vite do investohen 1.2 miliardë lekë, për 300 shkolla për laboratorët”
– ka thënë ndër të tjera ministrja.

Etiketa: klasa kolektiveKushinxenes

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
I preferuari i Xavit, ky lojtar i Al Sadd do t’i bashkohet Barçës

I preferuari i Xavit, ky lojtar i Al Sadd do t’i bashkohet Barçës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com