GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria bën gati blindin e Ramës, sa kushton servisi luksoz

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria bën gati blindin e Ramës, sa kushton servisi luksoz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama di se si t’i shpenzojë taksat e qytetarëve në të mira personale, kjo gjë dihet fare mirë. Në të njëjtën kohë ai është i zoti për të gjetur justifikime. Së fundmi, në vend shpërtheu një debat i madh për zhdukjen e “Lincoln” me të cilën lëvizte Rama. Si me magji, ai u shfaq me një automjet luksoz të markës “GMC”, i cili llogaritet në një vlerë rreth gjysmë milioni euro. E thënë në mënyrë tjetër Edi Rama udhëton me makinë 500 mijë euro.
Automjeti në fjalë është më luks të plotë madje sipas informacioneve i personalizuar.
Ai ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lëkurë kastori. Makina nga brenda duket si avion privat luksi. E gjitha kjo “mrekulli” është në dispozicion të tij.
Rama e përgënjeshtroi menjëherë lajmin duke thënë se ajo ishte e marrë me qira.

“Ai është marre pasi automjeti i mëparshëm ne përdorim te Kryetarit te PS, nuk plotësonte me standardet e lëvizjes për shkak te amortizimit si pasoje e vjetërsisë dhe numrit te madh te kilometrave te krye”, sqaronte asokohe Kryeministria.

Duke lënë mënjanë për disa çaste automjetin luksoz, dyshime të tjera janë dhe për tenderin e riparimit të një automjeti të blinduar. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka hapur një procedurë prokurimi për riparimin e një automjeti i cili është i blinduar dhe fondi limit është 3,490,866.67 (tre milionë e katërqind e nëntëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH.
Duket qartë se ku shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë, në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Automjeti në fjalë, sipas burimeve dyshohet se është i tij, pasi siç qarkulloi lajmi pak kohë më parë, makina e kryeministrit është me defekt.

Sa i vështirë qenka riparimi i makinës së Ramës?
Riparimi i saj duket i pamundur, sa e ka detyruar për të marrë një automjet me qira. Për të qëndruar tek shuma në fjalë, gati 3 milionë e gjysmë lekë. Me një shumë të tillë, jo vetëm mund të riparohet një automjet, qoftë ai i blinduar apo jo, por mund të blesh disa të tilla. Nëse do të llogarisnim automjetet mesatare të shtetasve shqiptarë, me aq para mund të blihen mesatarisht 22 të tilla. Por, kur bëhet fjalë për kryeministrin, ai preferon luksin dhe shumat e mëdha, aq më tepër kur ai bëhet i mundur nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Në anën tjetër, këta të fundit nuk sigurojnë dot asgjë e më pas shkojnë në emigrim./E.G/Gijotina.com

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
U-21,Tafas & Mitaj: Sllovenia e Kosova të vështira, i marrim maksimumin dy ndeshjeve

U-21,Tafas & Mitaj: Sllovenia e Kosova të vështira, i marrim maksimumin dy ndeshjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26

Filluan tensionet te protesta para Kryeministrisë. Të rinjtë filluan me goditjen me gurë ndaj godines, teksa policia iu kundërpërgjigj me...

Lexo më shumë
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com