GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vijon tensioni Serbi-Kosovë, Osmani: Serbia po abuzon me dialogun

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijon tensioni Serbi-Kosovë, Osmani: Serbia po abuzon me dialogun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përforcuar opinionin e saj mbi marrëdhëniet me Serbinë duke u shprehur se kjo e fundit dëshiron që Ballkani Perëndimor të mos ketë stabilitet, pasi sipas saj shtetet që nuk janë anëtare të BE-së shihen si vende të përkohshme nga Serbia.

“Serbia i sheh vendet që nuk janë në BE si vende të përkohshme, diçka që mund t’i shkatërrojë. Kjo nënkupton se do të ketë më shumë tentime për destabilizim”, ka thënë Osmani në një panel të organizuar nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, në Uashington.

Të qenurit ende në tavolinë negociuese, për presidentet Osmani është arsye që Serbia të kërkojë nga vendet larg Ballkanit që të mos e njohin Kosovën si shtet të pavarur.Sipas Osmanit, Serbia është duke abuzuar me dialogun me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Abuzojnë me faktin se ne jemi në tavolinë negociuese me ta”, ka thënë ajo.

Marrëdhënia mes Rusisë dhe Serbisë, sipas Osmanit bën që kjo e fundit të ketë ende mendësinë e Sllobadan Millosheviq, teksa shtoi se Rusia po e përdor Serbinë si trampolinë për të zhbërë gjithçka ka ndërtuar SHBA në këtë rajon.

“Një Ballkan paqësor nënkupton Evropë paqësore. Kjo nuk është diçka që do Rusia”, ka thënë Osmani, duke shtuar se Ballkani Perëndimor është rajon, në të cilin Rusia dëshiron të zhbëjë gjithçka të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë bashkëbisedimit me pjesëtarë tjerë të organizimit, Osmani ka theksuar se marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk kanë qenë kurrë më të forta, ndonëse Kosova nuk ishte e ftuar në samitin e presidentit Biden për demokracinë.

Dialogu për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur në vitin 2011.

Etiketa: BEdialogKosoveSerbitensione

Lajme të lidhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë
Kosovë & Rajon

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë

08:54 - 11/05/26
Para
Shevçenko zbarkon në Itali dhe kërcënon Murinjon

Shevçenko zbarkon në Itali dhe kërcënon Murinjon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit
Aktualitet

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Klevis Balliu, ka sulmuar ashpër raportin e qeverise, për Integrimin dhe deklaratat e kryenegociatores...

Lexo më shumë
Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

10:35 - 12/05/26
Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

10:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com