GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Do drejtojë kombëtaren shqiptare? FSHF “peshkon” ish-trajnerin e Milanit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
fshf

fshf

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nesër kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen miqësore ndaj Katarit në Spanjë. Përbërja është me lojtarë nga kampionati vendas. Javën e ardhshme janë përcëktuar për tu zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore të tjera, kundër Italisë dhe Armenisë në “Air Albania”.

Përpos këtij fakti, ajo që mbetet një temë e hapur për përfaqësuesen është e ardhmja e stolit.

Edi Reja është në muajin e fundit të kontratës dhe me shumë mundësi nuk do të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë. Pavarësisht se në asnjë moment një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Trajneri italian ka shprehur dëshirën për të vazhduar me Shqipërinë në daljet e tij në media. Nga ana tjetër, presidenti i FSHF-së është treguar i kujdesshëm dhe nuk e ka konfirmuar në asnjë moment 77-vjeçarin, por as nuk është shprehur që Edi Reja e ka mbyllur bashkëpunimin.

I vetmi fakt që është kuptuar, mbetet që palët do të ulen për të biseduar për kontratën. Në kohën kur ajo të përfundojë, në ditët e fundit të nëntorit, që praktikisht llogaritet pas miqësoreve me Italinë dhe Armeninë.

Është përfolur shumë kohët e fundit për trajnerin që mund të zëvendësojë Edi Rejën, madje u ka dalë emri edhe disa teknikëve shqiptarë.

Mësohet se ish-trajneri i Milanit, Marko Xhampaolo, është në “pole position” për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Madje, tekniku italian 55-vjeçar është edhe një dëshirë e vetë kreut të FSHF-së dhe gjasat janë që të jetë ai drejtuesi i ri në stolin kuqezi.

Xhampaolo nuk është një pistë e re për Shqipërinë. Kjo sepse është tentuar pas largimit të De Biazit dhe në vazhdim në stol u ul Panuçi.

Ish-trajneri i Sampdorias, i cili u zëvendësua nga Stankoviç vetëm pak javë më parë. Aktualisht ai është pa ekip. Marko ka lindur në Belizona të Zvicrës. Ai ka filluar karrierën si ndihmës-trajner dhe më pas në vitin 2006 trajner i parë i Kaljarit.

Ndërsa ekipi që ai ka qëndruar më shumë është Sampdoria, që nga viti 2016 deri në 2019-ën. Me një total prej 123 ndeshjesh në pankinë.

Pas ecurisë së mirë me xhenovezët, Xhampaolo mori drejtimin e Milanit. Por u largua më shpejt sa pritej, duke drejtuar kuqezinjtë për 3 muaj dhe vetëm 7 ndeshje.

Në fakt interesant është që Xhampaolo ka drejtuar pesë ekipe të njëjtë me Edi Rejën. Si: Torino, Bresha, Kaljari, Katania dhe Trevizo, por në kohë të ndryshme.

 

Etiketa: fshfMilanishqiptarë

Lajme të lidhura

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Para
2 muaj pas vdekjes së gruas, ky burrë martohet me motrën e saj!

2 muaj pas vdekjes së gruas, ky burrë martohet me motrën e saj!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com