GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A do e përjashtonit Berishën? Kadilli: Ai është institucion, vendos vetë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kadilli prezanton platformën për drejtimin e PD: Pas zgjedhjeve, kryetari bëhet kryeministër ose dorëhiqet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati tashmë për kryetar të  PD-së Fatbardh Kadilli, në një deklaratë për mediat, u pyet nëse do ta përjashtonte zotin Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nëse bëhet kryetar i partisë.

Kadilli theksoi se ish-kryeministri është institucion më vete, nuk është as deputet. Ai shtoi se Berisha si një institucion më vete, e vendos vetë distancën mes tij dhe PD-së, si të jetë më e shëndetshme për Partinë Demokratike.

“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes institucionit mes PD-së dhe tij, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.

Fatbardh Kadilli foli ndër të tjera edhe për platformën e tij politike, duke thënë se synon të ndryshojë sot PD-në, për të ndryshuar Shqipërinë nesër.

“Jam deklaruar për një PD të pastër. Nuk duhet të kemi forum rinor sa për sipërfaqe. Unë jam për një PD fituese, jam për PD që shndërrohet në lëvizje popullore dhe frymëzon shoqërinë, një forcë politike që ka lidhje të shkurtër me qytetarin. Unë dua të zgjoj individin politik, duhet të jetë forcë politike që nuk zhgënjen, që ka raporte të mira me mediat, në mbrojtje të orientimit perëndimor, duke garantuar hapësirë për çdo individ, që garanton zhvillim të kauzave, zhvillim karriere. Unë jam për një PD të vërtetë. Jam për një PD që ka të njëjtin standard si për veten edhe për kundërshtarin, PD që do drejtoj do të rishikojë ndarjen administrative. Duhet të sfidojmë modelin okupues të partisë, i qëndroj parimeve të mia në vlerat e konservatorizmit modern. Jemi në një garë e unë kam vizionin më të qartë për drejtimin e partisë, për të ardhmen e ndritur të PD-së”,  u shpreh Kadilli.

Etiketa: Fatbardh KadilliSali Berisha

Lajme të lidhura

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave, prani e shtuar e policisë pranë Parlamentit
Aktualitet

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave, prani e shtuar e policisë pranë Parlamentit

16:47 - 18/11/26
Protestuesit ironizojnë klasën politike, vendosin në rrugë pampersa me disa mbishkrime
Aktualitet

Protestuesit ironizojnë klasën politike, vendosin në rrugë pampersa me disa mbishkrime

16:32 - 18/11/26
“Lushnja prapë me opinga”/ Korreshi: 120 milionë harxhohen për pagat e patronazhistvet, 9 milionë për rrugët
Aktualitet

“Lushnja prapë me opinga”/ Korreshi: 120 milionë harxhohen për pagat e patronazhistvet, 9 milionë për rrugët

13:53 - 18/11/26
Para
Raporti i Moneyval tregon se Shqipëria nuk ka bërë përmirsim kundër pastrimit të parave

Raporti i Moneyval tregon se Shqipëria nuk ka bërë përmirsim kundër pastrimit të parave

TË FUNDIT

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?
Opinion

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?

17:12 - 18/11/26

Nga Gerti Çarçani Draft-ligji i sponsorizimit, që ministri Gonxhe, apo shoferi I suksesshëm socialist (siç vetë Blendi publikoi) nxitoi ta...

Lexo më shumë
Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave, prani e shtuar e policisë pranë Parlamentit

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave, prani e shtuar e policisë pranë Parlamentit

16:47 - 18/11/26
Protestuesit ironizojnë klasën politike, vendosin në rrugë pampersa me disa mbishkrime

Protestuesit ironizojnë klasën politike, vendosin në rrugë pampersa me disa mbishkrime

16:32 - 18/11/26
15 vjeçari qëndroi pesë ditë në qeli dhe u gjobit 5 mln lekë, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin

15 vjeçari qëndroi pesë ditë në qeli dhe u gjobit 5 mln lekë, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin

15:45 - 18/11/26
Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”

Kategoria Superiore, zbulohet kalendari deri në fund të vitit 2026, ja datat dhe oraret e ndeshjeve

15:29 - 18/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com