GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A do jetë në protestën e 6 dhjetorit? Përgjigjet Salianji

17:55 - 26/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji ngre alarmin: Iranianët kanë në dorë sekretet e Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se do të jetë i pranishëm në protestën që do të organizojë kjo forcë politikë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji e vlerësoi pozitivisht zhvillimin e samitit në vendin tonë, teksa nënvizoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me protestën, pasi zhvillimi i saj, tregon një nivel të caktuar lirie dhe demokracie.

“Në çdo protestë që do të organizohet kundër qeverisë do të jem. Pavarësisht nga kush organizohet dhe pavarësisht në çfarë rrethanash do të organizohet. E kam thënë dhe e them, do të jem i pranishëm në çdo protestë. Padiskutim që edhe në datën 6 dhjetor.

Padiskutim që samiti është një zhvillim i rëndësishëm për Shqipërinë, është vendosja e një pikete tjetër për orientimin që Shqipëria do të ketë, për vëmendjen e shtuar që ka nga Bashkimi Evropian dhe liderët, tregon edhe një herë tjetër që Shqipëria nuk mund të lihet dhe nuk do të lihet në asnjë influencë tjetër pavarësisht rrethanave që do të ndodhin vitet e ardhshme. Është një zhvillim, bonus për Shqipërinë, është për t’u vlerësuar dhe nuk ka asnjë shqetësim, protestat në çdo rast tregojnë që kanë një nivel të caktuar lirie dhe demokracie “, theksoi Salianji.

Kreu i PD,  Sali Berisha ka reaguar pasi Policia e Shtetit i refuzoi lejen për protestën e 6 dhjetorit. Në një komunikim me qytetarët, ai tha se Policia e Shtetit po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës. Berisha e ka konsideruar nul, njoftimin e policisë duke shtuar se populli opozitar të martën e 6 dhjetorit në orën 12:00 do të mbushë Bulevardin.

Etiketa: 6 dhjetorprotestaSalianji

Lajme të lidhura

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
Rregullorja e Botërorit/ Cila kombëtare kualifikohet nëse…

Rregullorja e Botërorit/ Cila kombëtare kualifikohet nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com