GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A do të bien dakord aleatët për anëtarësimin e përshpejtuar të Ukrainës në NATO?

20:19 - 06/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të bien dakord aleatët për anëtarësimin e përshpejtuar të Ukrainës në NATO?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendet anëtare të NATO-s po përgatiten për takimin vjetor të nivelit të lartë që do të mbahet në datat 11 dhe 12 korrik, në Vilnius të Lituanisë, ndërsa Ukraina po i bën thirrje aleancës për ofrimin e mundësisë për një anëtarësim të përshpejtuar.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi të martën se do të vazhdojë në këtë detyrë edhe për një vit, ndërkohë që Perëndimi po përpiqet të ruajë unitetin përballë agresionit të Rusisë.

Ukraina aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në NATO në shtator, pas shpalljes nga Rusia të aneksimit të territoreve që pushtoi në lindje të vendit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje NATO-s që në takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme të mundësohet anëtarësimi i përshpejtuar i vendit të tij.

“Në takimin e Vilniusit, na nevojitet një sinjal shumë konkret dhe i qartë se Ukraina mund të bëhet, dhe se ka të drejtën të bëhet, një vend anëtar i barabartë i NATO-s, pas luftës”, tha Presidenti Zelensky.

Kërkesa e Ukrainës ka mbështetjen e disa vendeve të NATO-s – përfshirë Britaninë, Poloninë dhe vendet balltike.

“Është e nevojshme të krijohet korridori, procedurat, algoritmi – se si duhet të veprohet pasi lufta të ketë përfunduar, ose sipas rrethanave që do të jenë”, tha Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.

Por disa vende të NATO-s – ndër to Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania – nuk kanë dhënë ende mbështetjen për një anëtarësim të përshpejtuar për Ukrainën.

Ekzistojnë pikëpyetje, si p.sh. se si do të zbatohej Neni 5 i NATO-s për mbrojtjen kolektive në rastin e një vendi në luftë me Rusinë.

“Mund të imagjinohet një marrëveshje sipas së cilës Neni 5 mund të vlente vetëm për territorin e pakontestuar apo të lirë ukrainas, për territorin që kontrollon Kievi. Ndërsa për territoret ende të kontestuara, qoftë me mjete ushtarake, politike apo diplomatike, ato do të lihen jashtë ombrellës së Nenit 5. Mendoj se ky është një skenar më realist. Por, kjo është pikërisht arsyeja përse mendoj se argumenti është për ta filluar procesin në Vilnius”, thotë Fabrice Poitier, ish-drejtor për planifikimin e politikave në NATO.

Vendet e NATO-s do të përpiqen gjithashtu të bien dakort për një riangazhim për të shpenzuar të paktën dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, ndërsa ekzistojnë shqetësime se disa vende anëtare nuk po e arrijnë këtë objektiv.

Ndërkaq, aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO – i paraqitur së bashku me Finlandën për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë – vazhdon të bllokohet nga Turqia, e cila e akuzon Stokholmin se strehon kurdë që Ankaraja i quan terroristë. Aleatët shpresojnë që të arrihet një zgjidhje gjatë takimit të nivelit të lartë.

NATO-ja e njohu Kinën si një sfidë ndaj sigurisë dhe vlerave të saj për herë të parë në takimin e nivelit të lartë të vitit të kaluar. Vendet aleate nuk ka gjasa ta ndryshojnë këtë qëndrim, tha zoti Poitier.

“Megjithatë, me rëndësi mendoj se do të jetë takimi me krerët e vendeve joanëtare nga rajoni Indo-Paqësor – Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia – që mendoj se do të japë një sinjal të mëtejshëm se sa e angazhuar është aleanca, të paktën në nivel politik, me partnerët në rajon”, thotë zoti Poitier.

Vendet e NATO-s do të diskutojnë edhe për rreziqet e reja dhe të ardhshme, përfshirë ndryshimin klimatik, teknologjitë kibernetike dhe të hapësirës./VOA

Etiketa: NATOukraina

Lajme të lidhura

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Para
“Duhej bërë në vitet 90’ “, Mustafaj: Hapja e dosjeve të komunizmit, strategji për destabilizim

Mustafaj: Rama e ka trajtuar gjithmonë keq Kurtin, sot ai iu përgjigj me të njëjtën monedhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com