GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

A do të kandidojë Malltezi për deputete? Ja skenari që e detyron të hyjë në zgjedhje

22:50 - 19/09/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të kandidojë Malltezi për deputete? Ja skenari që e detyron të hyjë në zgjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në emisionin “Open” në News24 tha se gazetarët duhen paditur në gjykatë.
“Nuk ndjehem krenare kur padis në gjykatë një gazetar, por kjo më ka kushtuar mua duke mos i paditur. Kemi pasur kosto jashtë vendit pikërisht për këtë sepse qoftë unë, qoftë Shkëlzeni nuk kemi paditur gazetarë në gjykatë”, tha Malltezi.

Erli Murati e pyeti Malltezin nëse ka ose jo besim te drejtësia, te gjykata?
Ajo tha se ka besim te e vërteta, ndërsa e konsideroi drejtësinë në Shqipërinë si të kapur.

“Ligji 9516 që flet për organet e drejtësisë, thuhet se SPAK ka të drejtë të survejojë gjyqtarët. Ku ka një vend në Botë që prokuroria të survejojë gjyqtarët?”, tha Malltezi.

Ajo tha se dosja është në vazhdim të dosjeve që godasin opozitën, është vijimi i sulmeve ndaj figurave të opozitës që kanë një peshë të caktuar, ndërsa përmendi këtu Fatmir Mediun, Ilir Metën, Fredi Belerin dhe së fundmi Sali Berishën.

Në këtë kuadër, Malltezi e konsideroi si një sulm politik atë që po ndodh me ish-Kryeministrin, i cili prej 10 muajsh ndodhet në “arrest shtëpie”.

“Jemi përpara kushteve shumë të vështira, asgjë nuk varet nga ‘jeta vdekje’ si të thuash që Berisha është nën arrest. Po ju sjell shembullin e Trump, ku dikush tha se nëse ai nuk do të vihej në akuzë, ai nuk do të kishte këtë sukses si kandidat.

Ndoshta akuzat që i bëhen politikisht Berishës, duhet të angazhojnë edhe më shumë strukturat. Opozita kërkon Qeveri teknike, strukturat duhet të organizohen dhe të ngrihen ta bëjnë realitet këtë”, tha Malltezi.

Ajo tha se Berisha do të drejtojë fushatën për zgjedhjet dhe pas kësaj do të bëhet një garë për të caktuar Kryeministrin.

“Parimi që u vendos ishte që kryetarin e PD të mos e caktonte dikush tjetër”, tha ajo.

E pyetur nëse do të kandidojë për kryetar të PD-së, Malltezi tha se nuk ka asnjë plan B, duke pohuar se Partia Demokratike do të shkojë me Sali Berishën kryetar në zgjedhje.

“Se çfarë do të ndodhë më tej unë nuk e di, por tani nuk ka asnjë plan B”, tha Malltezi.

Ajo theksoi se nuk do të kandidonte në të njëjtën listë ku ndodhet emri i babait të saj, Sali Berishës, kryetar i PD-së.

“Unë do të kandidoj për deputete vetëm nëse ka një skenar për të ndaluar Sali Berishën që të kandidojë për deputet. Vetëm në këto kushte unë do të mendoj kandidimin, pasi nuk e kam si çështjes primare.

Fakti që Sali Berisha mbahet në një masë kaq të gjatë arresti tregon se ka një skenar për të mos e lejuar që të kandidojë.

Etiketa: Argita MallteziKryesore1

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Prapaskena e takimit të Brukselit, Serbia kërkon zgjerimin e territorit të Mitrovicës së Veriut

Prapaskena e takimit të Brukselit, Serbia kërkon zgjerimin e territorit të Mitrovicës së Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com